“Nga Shqipëria kërkojmë që…”, Presidentja Osmani flet në nisje të Samitit Europian

16 Maj 2025 | 11:30

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në nisje të Samitit Europian të Tiranës, deklaroi para mediave që mbështetja e Shqipërisë ndaj Kosovës, të vazhdojë dhe më tej. Ajo ngre dy pika kryesore lidhur me këtë çështje.

“Nga Shqipëria kërkojmë që të vazhdojë përkrahjen në raport me Republikën e Kosovës në disa aspekte. E para, që të vazhdojë të jetë e zëshme, siç ka qenë kryeministri Rama deri tani për heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës. E dyta, të flasë sa më shumë me shtetet që akoma nuk e kanë njohur Kosovën, në mënyrë që ato ta bëjnë një gjë të tillë. Mosnjohja e Kosovës nga shtetet anetarë të BE-së po e dëmton shumë Kosovën”, tha Osmani.

E pyetur nëse do ketë diskutime mbi dialogun Kosovë-Serbi, Osmani shprehet se nuk do të jetë temë e ditës së sotme pasi ky është një forum multilateral.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026