“Nga sot janë armiq të PD”- Bardhi: Gjyqtarët dënuan Salianjin me urdhër të Ramës
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se gjyqtarët që dënuan deputetin e PD-së, Ervin Salianji, kanë zbatuar urdhërat e kryeministrit Edi Rama.
Komentet Bardhi i bëri gjatë një deklarate për mediat pas mbledhjes së Grupit, ku tha se nga dita e sotme këta gjyqtarë janë armiq të PD dhe do të trajtohen si pjesë e organizatës kriminale të Ramës.
Ai tha gjithashtu se këta gjyqtarë e prokurorë mendojnë që të bëjnë karrierë në kurriz të demokracisë në vend, duke burgosur deputetët opozitarë.
“Ky është një operacion mafioz që ka si kokë të tij Edi Ramën. Të gjithë hallkat e shtetit, nga Prokuroria, Gjykatat dhe gjithë institucionet presin urdhërat e Ramës. Faktori ndërkombëtar informohet në mënyrë të vijueshme. Shqipëria po rrëshket në një regjim diktatorial.
Nuk ndodh kurrë që një deputet i opozitës, për një krim që nuk e ka kryer të shkojë në burg. Janë mjeranë sepse mendojnë se do të barazojnë një denoncues si Salianji me kriminelin Geron Xhafa. Nuk barazohet dot denoncuesi me anëtarin e krimit të organizuar.
Gjyqtari përkatës pret emërimin në Gjykatë të Lartë. Një njeri që ka kaluar vettingun jashtë çdo procedure. Kjo tjetra ka qenë për shkarkim dhe me votë të Fatmir Xhafës, në vend që të shkarkohej, ka shkuar në Apel.
Dhe si mendojnë këta, se do të bëjnë karrierë në kurriz të demokracisë në vend, në kurriz të deputetëve të opozitës? Ta harrojnë, secili prej tyre nga sot është armik i PD dhe do të trajtohet si pjesë e organizatës kriminale që drejtohet nga Rama”, tha Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë