Nga student drejtësie në “baron droge”, kush është Dritan Rexhepi
Nga një student i drejtësisë, ku pritej të shqyrtonte dosje të ndryshme, Dritan Rexhepi zgjodhi të kundërtën, të ulej në bankën e të akuzuarve.
Por si u shndërrua vlonjati në një nga eksponentët më të kërkuar të botës së krimit?
I cilësuar si vrasësi i parë me pagesë në vendin tonë, prej 17 vitesh Dritan Rexhepi ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana.
Ai u dënua me 25 vite burg në mungesë për vrasjen e dy efektivëve në Fushë-Krujë, Arben Keqit dhe Durim Kasmit. Dritan Rexhepi njihet edhe si mbreti i arratisjeve pasi arriti të largohej nga Komisariati i Durrësit dhe nga një burg në Itali.
Në vitin 2015, Gjykata e Fierit e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”.
Autoritetet italiane e kërkojnë që nga shtatori i vitit 2011 pasi akuzohet për grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve dhe është dënuar në mungesë me 16 vite burg, ku nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 13 vjet, 8 muaj dhe 6 ditë burgim.
Në vitin 2014 i shumëkërkuari Rexhepi u kap në Ekuador dhe u dënua me 13 vite burg për trafik droge. Pasi kreu një pjesë të dënimit ai arriti t’i shpëtojë sërish drejtësisë duke u fshehur në Turqi.
Krijimi i kompanisë “Bello”, ku përmes saj blinte sasi të mëdha kokaine në Amerikën e Jugut për t’i shpërndarë më pas në Europë, duke e kthyer në liderin e kartelit të drogës bëri që të kërkohej nga drejtësia në disa shtete ku operonte në shpërndarjen e drogës.
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës është një nga ngjarjet më të fundit që e implikon 45-vjeçarin i cili për t’iu shmangur drejtësisë ka përdorur disa identitete.
Dritan Rexhepi dyshohet se është organizatori i zhdukjes së Prengës pas prishjes së pazareve të drogës me vëllain e këtij të fundit.
Tashmë Rexhepi do të përballet në dyert e drejtësisë shqiptare me akuzat që rëndojnë ndaj tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje
Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)
72-vjeçarja me demencë humb kontaktet me familjen në Vlorë, apel për ta gjetur
- 13:53 Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje
- 13:53 Temperaturat ekstreme, zjarrfikësit e Gramshit dalin në ndihmë të qytetarëve: Mos ndizni zjarre
- 13:36 Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)
- 13:28 Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara
- 13:23 Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit
- 13:18 OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në 2050