Nga Uashingtoni, Giorgia Meloni: Ditë e rëndësishme, do shqyrtojmë zgjidhje për paqe
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni e cilësoi si një “ditë të rëndësishme” takimin e sotëm në Uashington, ku ajo po merr pjesë në bisedimet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderë të tjerë evropianë, për të shqyrtuar rrugët drejt paqes në Ukrainë.
“Uniteti perëndimor, sipas mendimit tim, është mjeti që kemi për të ndërtuar paqen dhe për të siguruar drejtësi. Italia është padyshim aty, siç ka qenë gjithmonë në këto tre vjet e gjysmë”, u shpreh Meloni në një deklaratë për shtyp nga Uashingtoni.
Ajo theksoi se Italia mbështet përpjekjet paqësore të Presidentit amerikan dhe është e angazhuar për të dhënë kontributin e saj diplomatik në procesin e paqes. “Jemi të kënaqur që garancitë e sigurisë bazohen në një propozim italian, të frymëzuar nga Neni 5 i NATO-s. Sigurisht, mbi këtë bazë duhet të ndërtojmë më tej”, shtoi kryeministrja.
Meloni e përshkroi situatën si komplekse, duke theksuar se “nuk ka zgjidhje të lehta kur bëhet fjalë për ndalimin e një lufte dhe ndërtimin e paqes”. Sipas saj, është thelbësore të shqyrtohen të gjitha opsionet që mund të garantojnë paqen, drejtësinë dhe sigurinë për vendet perëndimore.
Duke reflektuar mbi zhvillimet e konfliktit, Meloni theksoi se pas më shumë se tre vjetësh luftë dhe mungese dialogu nga Rusia, tani shfaqen “shkëndija shprese” për negociata. “Kjo vjen si rezultat i guximit të popullit ukrainas dhe mbështetjes së palëkundur që Perëndimi i ka ofruar Ukrainës në këto vite”, theksoi ajo.
Kryeministrja italiane mbylli deklaratën duke ripërsëritur rëndësinë e ditës së sotme: “Mendoj se kjo është një ditë e rëndësishme për të gjithë ne – një mundësi për të hapur rrugë të reja drejt paqes.”
LEXONI GJITHASHTU:
OBSH: Inteligjenca artificiale në shëndetësi po ecën më shpejt se rregullat
Hegseth: Ushtria amerikane do t’i nënshtrohet testeve për testosteronin
SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut forcojnë bashkëpunimin për sigurinë, në përgjigjie të kërcënimeve bërthamore
- 07:47 PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 07:39 OBSH: Inteligjenca artificiale në shëndetësi po ecën më shpejt se rregullat
- 07:37 Argjentina përmbys Anglinë 2-1 dhe siguron finalen e Kupës së Botës
- 07:33 Hegseth: Ushtria amerikane do t’i nënshtrohet testeve për testosteronin
- 07:29 SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut forcojnë bashkëpunimin për sigurinë, në përgjigjie të kërcënimeve bërthamore
- 07:11 SHBA zgjeron sulmet ndaj Iranit, Teherani kundërpërgjigjet