Nga votimi i propozimit francez te protesta e avokatëve para KLGJ, 5 ngjarje

14 Korrik 2022 | 13:16
  • RMV-ja voton sot propozimin francez, protestuesit në çadra para Kuvendit

Parlamenti në Maqedoninë e Veriut voton sot propozimin francez per hapjen e negociatave. Deputetëve do t’u drejtohet me nje mesazh edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, ndërsa opozita ka paralajmëruar protesta para Kuvendit.

Ndërkaq, një pjesë e protestuesve pas manifestimit të mbrëmshëm, kanë ngritur çadra para Kuvendit. Ata kaluan natën jashtë para Parlamentit, ku do të protestohet ashtu siç ka ndodhur disa ditë me radhë.

Lexoni për më shumë: RMV-ja voton sot propozimin francez, protestuesit në çadra para Kuvendit

  • ‘Putin kërkon të rrëzojë qeverinë në RMV’, deputeti gjerman: BE-ja të ndërhyjë

Deputeti i bundestagut gjerman, Adis Amhetoviç thotë se protestat e zhvilluara së fundmi në Shkup, mbështeten nga Moska.

Në një deklaratë për mediat në Tiranë, pyetur nga Euronews Albania, Ahmetoviç deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin ka interes për të destabilizuar Maqedoninë e Veriut.

“Po të shohim demonstratat në Maqedoninë e Veriut, këto mbështeten edhe nga Moska, pra ka mbështetje për opozitën. Putini ka shumë interes për të destabilizuar Maqedoninë e Veriut dhe ndoshta të çojë në ndryshim regjimi në Maqedoninë e Veriut, kështu që na duhet ta mbrojmë qeverinë në Maqedoninë e Veriut, ta mbështesim politikisht”, tha ai.

Lexoni për më shumë:  ‘Putin kërkon të rrëzojë qeverinë në RMV’, deputeti gjerman: BE-ja të ndërhyjë

  • ‘Do ketë vetëgjyqësi’, avokatët në protestë: Preken qytetarët me hartën e re

Dhjetëra avokatë kanë dalë sot në protestë para KLGJ-së në kundërshtim të hartës së re gjyqësore që pritet të miratohet.

Një prej avokatëve u shpreh për Euronews Albania se harta e re gjyqësore do i çojë njerëzit drejt vetëgjyqësisë.

“Kjo hartë re gjyqësore i heq aksesin qytetarit për të qenë në prezent në gjykatë për çështje jo të rëndësisë së veçantë. Pra do i demotivojë dhe do të shkojmë drejt një vetëgjyqësie.  Ne përfaqësojmë sot interesat e qytetarëve dhe jo interesat tona. Lezha është një nga dhomat e avokatisë më të prekura”, u shpreh ai.

Lexoni për më shumë: ‘Do ketë vetëgjyqësi’, avokatët në protestë: Preken qytetarët me hartën e re

  • ‘S’kemi prioritet hyrjen në qeveri’, Kamberi flet pas konsultimeve me Vuçiç

Shaip Kamberi deklaroi se prioritet i “Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës” nuk është hyrja në qeverinë e Serbisë, por integrimi i tyre.

Deklaratën, Kanberi, i cili është përfaqësues i këtij koalicioni, e dha pas përfundimit të takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiç ku zhvilluan konsultime për qeverinë e re.

“Ne i kërkuam presidentit që personalisht të zbatojë përmbushjen e atij plani. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Me ardhjen këtu, kemi dashur të tregojmë konstruktivitet në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen shqiptarët”, tha Kamberi teksa shtoi se ai ka marrë pjesë në zgjedhje që nga viti 2010, por nuk ka qenë asnjëherë pjesë e qeverisë.

Lexoni për më shumë: ‘S’kemi prioritet hyrjen në qeveri’, Kamberi flet pas konsultimeve me Vuçiç

  • Qarku me përqindjen më të lartë të kriminalitetit në 2021

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela gjatë fjalës së tij në Kuvend deklaroi se qarku me përqindjen më të lartë të kriminalitetit në vitin 2021 ka qenë Vlora.

“Përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100 mijë banorë edhe në vitin 2021 e ka qarku Dibër, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku i Vlorës.  Veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike përbejnë numrin më të lartë të procedimeve penale, me 28.8% të numrit të përgjithshëm, 9.62% rritje më një vit më parë”, u shpreh kryeprokurori.

Cela nënvizoi se ka rritje të disa veprave penale gjatë 2021 në krahasim me vitin 2020.

Lexoni për më shumë: Qarku me përqindjen më të lartë të kriminalitetit në 2021

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026