Nga zetori tek dronët, ndryshon spërkatja e kulturave bujqësore në Maliq
Për herë të parë në vendin tonë aplikohet spërkatja e kulturave bujqësore me dron. Një gjë e tillë ka ndodhur në fshatin Pojan të bashkisë së Maliqit në një sipërfaqe prej 30 hektarësh të mbjella me patate.
Nevion Telha, specialist pranë Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore bën të ditur se një spërkatje e tillë për fermerët është shumë herë më efiçente se ajo tradicionale me mjete bujqësore.
“Nga kjo teknologji ne kemi përfitime pasi mund të realizojmë në brendësi të sipërfaqes reduktim të kohës së trajtimit, përdorim me efiçence të pesticideve të përcaktuar nga specialisti por kryesorja është se nuk kemi dëmtim të bimëve pasi teknologjia sjell lëvizjen në ajër dhe jo gomat e traktorit, kjo na bën të ndërhyjmë kur ka lagështi në nivele të larta, që është e pamundur të bëhet me traktorë”,-tha Nevion Telha, specialist i transferimit të teknologjive bujqësore.
Mikel Plasa, një nga fermerët super potencialë të njësisë administrative Pojan shprehet se spërkatja tradicionale ka kosto më të lartë ndaj ai e mirëpret teknologjinë.
“Kam 18 vite që merrem. Kemi spërkatur 8 herë, 6 here, nëse ka lagështi bëhet. Me zetorë e bëjmë, ka kosto, nëse funksionon na ndihmon se nafta shtrenjtë, por nëse bën punë. Si bota dhe ne, do heqim zetorin e do marrim dronat”,-tha fermeri Mikel Plasa.
Fusha e Maliqit prej më shumë se 12 mijë hektarësh me kultura bujqësore si grurë, misër, patate por edhe kultura të tjera prashitëse tashmë mund të spërkaten me ndihmën e teknologjisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët, sa do të jetë shuma që do të përfitojnë
Aksidenti tragjik i furgonit të Beratit, policia: 2 viktima dhe 15 të plagosur, oficeri Vatoci jep detaje nga vendi i ngjarjes
Pamjet me dron nga aksidenti tragjik i furgonit me pasagjerë, 2 të vdekur dhe 15 të plagosur në autostradën Tiranë–Durrës
- 17:13 Lirohen disa nga të arrestuarit në protestën para Kuvendit, mes tyre edhe Dritan Goxhaj
- 17:07 Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët, sa do të jetë shuma që do të përfitojnë
- 16:43 Protesta me tensione sot te parlamenti lëndohen 4 policë
- 16:35 Aksidenti tragjik i furgonit të Beratit, policia: 2 viktima dhe 15 të plagosur, oficeri Vatoci jep detaje nga vendi i ngjarjes
- 16:32 SPAK dërgon në gjyq ‘Rrumin’ e Shijakut dhe 7 të pandehur të tjerë
- 16:31 Babai dhe dy djemtë shpallen fajtorë për vrasjen e dyfishtë në Kurjan të Fierit