“Night of Champions”! Noizy dhe boksierët më të mirë shqiptarë ngjiten në ring
“Mbrëmja e Kampionëve” rikthen magjinë e ringut sonte në Parkun Olimpik “Feti Borova”, ku yjet e boksit shqiptar do të përballen në një spektakël force, teknike dhe emocioni.
Organizuar nga Grushti i Hekurt dhe OTR Promotion, kjo ngjarje pritet të jetë një nga më të mëdhatë në botën e boksit, duke ndërthurur boksi profesionist me atë olimpik.
Kombëtarja e Italisë në boks do të zbarkojë në zemrën e Tiranës për të matur forcën me shqiponjat kuqezi, të cilët do të sfidojnë një prej akademive më të forta në Europë.
Më pas, boksierët elitar nga Ballkani do të dhurojnë spektakël përballë kundërshtarëve nga mbarë bota. Denis Nurja, tetë herë kampion i Shqipërisë dhe fitues i titullit kontinental ËBA, do të ngjitet përsëri në ring. Përkrah tij do të jenë edhe Luis Gjolena, Meti Hoda, Jurgen Çika dhe të tjerë.
Nën shoqërinë e Noizyt dhe DJ Crax, Parku Olimpik pritet të kthehet në një vullkan të vërtetë, i cili do të shpërthejë nën melodinë e grushteve të boksierëve kuqezi, që presin mbështetjen maksimale nga publiku shqiptar.
Spanja, Franca, Argjentina… Raklli zbërthen favoritët e Botërorit 2026
Durrësi kryeqyteti i notit, 6 shtete garojnë në fundjavë në “Teuta Cup 2026”
“Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)
- 21:17 Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit