“Nikla s’është Corleone”- Avokati: Ja ku ndryshojnë, atje vrasjet bëhen me dëshirë
Avokati Bledar Meminaj është shprehur se nuk mund të krahasohet mafia shqiptare (në rastin konkret grupet kriminale të Niklës) me Corleonet e Sicilisë.
Komentet Meminaj i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se në Shqipëria vrasësit i rekrutojnë ose ‘i blejnë’ me para, ndërsa në Corleone, vrasësit janë brenda grupit dhe i bëjnë atentatet me dëshirë.
Ai tha gjithashtu se gruhet kriminale shqiptare nuk kanë arritur atë nivel financash sa të krahasohen me Corleonet e Italisë.
“Ç’janë këto Corleone në Fushë-Krujë, dëmtoni vendin me këto gjëra. Këtu ka keqmenaxhim nga Policia dhe gjithë institucionet me radhë. S’ke asnjë Falkone dhe asnjë Borselino ktu. Këtu heton SPAK për grup të strukturuar kriminal, njëri është bojaxhi tjetri me 20 lekë në xhep.
Një punonjës i Policisë që merret me vrasjet sot paguhet 70 mije lekë të reja, një OPGJ 150 mijë lekë të reja. Nëse nuk rregullohen politikat menaxheriale të këtyre, nuk do të ketë sukses. Gëzhojat t’i mbledh ai ty, jo ai nga zyra. Ta quash Corleone Niklën i jep shumë vlera Niklës. Sindikata këto që nuk kanë një vrasës.
Po t’i referohesh Italisë së Corleoneve, ata nuk paguajnë për vrasje dhe të rekrutojnë, por i kanë brenda grupit të rekrutuar ata dhe e bëjnë këtë gjë më dëshirë. Janë pjesë e organizatës. Këtu shkojnë gjejnë vrasësit në dyqan. Unë nuk mendoj se po e rris fëmijën tim në Corleone”, tha Meminaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë