Nikolla, urim për Ditën e Verës: Lulëzimi i natyrës le të përshkojë edhe jetët tona
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ka shpërndarë një urim në lidhje me festën e Ditës së Verës.
Nikolla uron qytetarët shqiptarë që fillimi i stinës plot diell t’i sjellë lulëzim për jetën e çdokujt.
“Dita e Verës, fillimi i stinës së gëzueshme plot diell, dritë e jetë, le të na ndriçojë e inspirojë për të dashur e për t’u gëzuar më shumë me familjet tona, të afërmit, miqtë, njerëzit që na rrethojnë.
T’i gëzohemi e t’i kushtohemi natyrës, me urimin e shpresën që lulëzimi i saj të përshkojë edhe jetët tona.
Paçim një stinë të bukur, plot jetë, shëndet e gëzime për të gjithë”, thuhet në urimin e kryeparlamentares.
Në këtë ditë të shënuar, Elbasani kthehet në qendër të festimeve me aktivitete të larmishme, nga ekskursionet në natyrë, deri tek dreka e begatshme familjare, ku nuk mungojnë ballokumet.
Zanafillën “Dita e Verës” e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës.
Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e saj ditën e 14 marsit. E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore, është një ditë, e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit. Kushdo që do të kalojë këto ditë pranë Elbasanit do të ndjejë aromën ndjellëse të ballokumeve.
Ballokumet janë ëmbëlsira tradicionale e kësaj feste. Në Elbasan gatuhen vetëm në këtë ditë. Kjo i bën ato edhe më të veçanta. Janë ëmbëlsirat që gatuhen me miell misri të situr mirë, gjalpë dhe sheqer të imët.
Gjithashtu një detaj i kësaj feste është edhe vendosja në dorë e “verores”, një byzylyk prej fijesh të bardhë dhe të kuqe që lidhet në kyçin e dorës dhe zgjidhet kur të shihet dallëndyshja e parë.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)