“Nikollën e paskan fshehur sot”, Topalli i bashkohet protestës para Kuvendit

16 Shkurt 2023 | 11:42

Ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka folur sot në protestën e organizuar nga Partia Demokratike ku tha se është e papranueshme përjashtimi i deputetëve.

Më tej ajo theksoi se kjo qeveri ka frikë të dëgjojë zërin e opozitës dhe se protesta është e vetmja mënyrë për të rezistuar dhe dëbuar korrupsionin.

“Në cilin vend të botës ndodh që dy zyrtarë te jenë në burg dhe të vazhdojnë të paguajnë lekë për projektet më korruptive. Korrupsionin e paguajnë njerëzit e varfër. Ata kanë frikë për të humbur pushtetin, ata kanë frikë për të dëgjuar opozitën.

Si mund të pranohet përjashtimi i deputetëve? Projekti i Durrësit, po aq korruptiv sa inceneratorët. E vetmja mundësi është për të rezistuar dhe për t’u përballuar. Ne nuk shesim kauza, ne i dalim Zot vendit tonë. Kryetaren e parlamentit e paskan fshehur sot. Këta i binin sazeve dhe merrnin autoparlant dhe nuk i nxori njeri nga parlamenti. Të flasim që ky vend të mos shpopullohet më. Ka vetëm një mënyrë, duke protestuar fiton.

Unë ju ftoj që me 3 mars ne do të bëjmë protestën më të madhe. Kush lejon që të të vjedhin emrin, të të marrin vulën? Çfarë do bënte Rama nëse Berisha do ti kishte marrë selinë dhe vulën e PS-së? Ne nuk na ka vdekur as nervi politik dhe as nervi demokratik. Kërkojnë të eliminojnë opozitën”- t ha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026