“Kam video-inçizime për Deharin”- Specialja merr në pyetje deputetin e LVV
Duket se marrëdhënia mes deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi dhe kryeministrit Albin Kurti ka shkuar drejt një krisjeje pa kthim.
Deputeti i LVV-së mbajti këtë të enjte një konference për shtyp, ku foli për ekzistencën e një video-inçizimi që sipas tij do të zbardhte zhdukjen e mostrave në IML të Astrit Deharit.
Në lidhje me këtë deklaratë të fortë ka reaguar dhe kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, i cili ka thënë se do të merret në pyetje deputeti i LVV-së.
Prokuroria Speciale ka konfirmuar për Euronews se kjo do të ndodhë ditën e hënë për shkak se dita e nesërme është pushim zyrtar.
Kujtojmë se rasti i zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, një të riu kosovar i cili humbi jetën në rrethana misterioze në paraburgim, ende po hetohet nga Prokuroria në Prishtinë.
Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, i bëri deklaratat e tij nga holli i Kuvendit, në nisje të seancës plenare të kësaj të enjteje.
Abazi tha se ka video-incizime që dëshmojnë kush i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Audio-incizimet konfirmojnë diskutimin ndërmjet Saranda Bogujevcit, Mimoza Kusarit e Dejona Mihalit për ngulfatjen e zërit të deputetëve brenda Kuvendit. Video-incizimet janë ato që ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit”, tha Abazi.
Sipas tij, pyejet që ka ngritur ai rreth rastit Dehari, kanë bërë që të kërkohet shkarkimi i tij.
“Hulumtimi im, diskutimet që kam bërë me njerëz përgjegjës kanë sjellur tek shkarkimi dhe anatemomi brenda VV-së. Shkarkimi im është minor ndaj borxhit që kemi se ka ka ndodhur me rastin Dehari, si është e mundur në pushtetin e VV-së të zhduken mostrat e Astrit Deharit, dhe kryeministri Kurti të mos e thotë asnjë fjalë të vetme”, vijoi Abazi.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë