Nis fushata për zgjedhjet e pjesshme, 19 kandidatë për 6 kryetarë bashkie

19 Shkurt 2022 | 12:23

Këtë të shtunë nis fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit në bashkitë Durrës, Shkodër, Dibër, Vorë, Lushnjë dhe Rrogozhinë.

Kandidatët që do të garojnë për 6 bashkitë e vendit do të kenë 2 javë kohë për të zhvilluar fushatat.

Përveç partive PS, PD që do garojnë veçmas në këto zgjedhje, LSI dhe PDK janë bashkuar me kandidatët e mbështetur nga Sali Berisha në koalicionin “Shtëpia e Lirë”.

Kandidatët që do të fitojnë do të jenë në detyrë për më shumë se 1 vit pasi në qershor 2023 do të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale.

Kandidatët për kryetar bashkie:

Kandidatët e PS:

Bashkia Shkodër, Majlinda Angoni

Bashkia Durrës, Ermirjana Sako

Bashkia Dibër, Rahim Spahiu

Bashkia Vorë, Blerim Sheraj

Bashkia Rrogozhinë, Edison Memolla

Bashkia Lushnjë, Eriselda Sefa

Kandidatët e PD:

Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati

Bashkia Durrës, Luan Hoti

Bashkia Lushnjë, Indrit Sefa

Bashkia Dibër, Luan Haka

Bashkia Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi

Bashkia Vorë, Ymer Marku

Kandidatët e ‘Shtëpia e Lirisë’:

Bashkia Durrës, Ardian Muka

Bashkia Shkodër, Bardh Spahia

Bashkia Dibër, Premtim Kryemadhi

Bashkia Vorë, Lulzim Vrana

Bashkia Rrogozhinë, Hekuran Xhani

Bashkia Lushnjë, Elton Bano

Kandidati LRE: Dritan Torba

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s

Kryeministri Edi Rama mori pjesë mbrëmjen e kësaj të mërkure në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura....
22:01 | 22/07/2026