Nis hetimi për çmimet e larta të biletave, prokurorët kërkojnë shpjegime nga FIFA

28 Maj 2026 | 09:14

Prokurorët e përgjithshëm të Nju Jorkut dhe Nju Xhersit kanë nisur një hetim mbi praktikat e FIFA-s në shitjen e biletave rreth Kupës së Botës 2026 , duke u përqendruar konkretisht në ndeshjet që do të zhvillohen në stadiumin MetLife në East Rutherford, Nju Xhersi, shkruan The guardian.

Hetimi përqendrohet te tifozët që thonë se janë mashtruar në lidhje me vendndodhjen e vendeve dhe në pretendimet se mesazhet publike të FIFA-s rreth biletave me çmime të fryra të vërejtura gjatë gjithë turneut.

Fillimisht stadiumi ishte i ndarë në katër kategori (1 deri në 4), me numrat më të ulët për zona më të mira. Pas fillimit të shitjes, FIFA krijoi “zona të reja” dhe shtoi një seksion të përparmë në secilën kategori. Tifozët ankoheshin se blerësit për zonat e reja “u përjashtuan nga ato vende dhe në vend të kësaj u caktuan vende më pak të dëshirueshme, duke përfshirë vendet larg fushës ose pas portave”.

Çmimet e biletave për ndeshjet e grupeve në SHBA filluan nga 60 dollarë për një numër të kufizuar biletash dhe arritën mbi 600 dollarë, ndërkohë biletat me vlerë nominale për finalen shënonin deri në 10,990 dollarë. Çmimet u rritën edhe më shumë në platformat e rishitjes, me oferta ekstreme të raportuara deri në 2 milionë dollarë për finalen. Si reagim ndaj zemërimit, kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, njoftoi një iniciativë për të shitur bileta 50 dollarë për rezidentët e qytetit.

Pasi u njoftua hetimi, Guvernatori i Nju Xhersit, Mikie Sherrill, shprehu mbështetje me anë të një deklarate.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Argjentina përmbys Anglinë 2-1 dhe siguron finalen e Kupës së Botës

Argjentina është kualifikuar në finalen e Kupës së Botës, pasi përmbysi Anglinë me rezultatin 2-1 në gjysmëfinalen e zhvilluar të mërkurën në Atlanta. Anglia kaloi...
07:37 | 16/07/2026

Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës

Anglia ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026 falë golit të Anthony Gordon në minutën e 55-të, pas...
22:26 | 15/07/2026

Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut

“Mjeshtër i Sportit”, Gazheli la gjurmë duke u shpallur plot 13 herë kampion kombëtar, si në garat ekipore ashtu edhe në ato individuale. Lojtar dhe...
16:32 | 15/07/2026