Nis punën komisioni për reformën zgjedhore, Gjiknuri: Ekspertizë nga Venecia
Komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore ka mbajtur të martën mbledhjen e parë nën drejtimin e dy bashkëkryetarëve Damian Gjiknuri nga PS dhe Oerd Bylykbashi nga PD.
Në fjalën e tij, socialisti Damian theksoi se adresimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet do të jetë thelbi i këtij komisioni, për të cilën do të kërkohet edhe asistenca e komisionit të Venecias.
“Do t’i drejtohemi ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias për vënien në dispozicion të ekspertizës. Më e ndershme është të niset me ato probleme të patrajtuara e që nuk kanë ngarkesë politike, siç ka qenë ligji për financimin e partive politike, jashtë fushatave zgjedhore”, tha Gjiknuri.
Bashkëkryetari demokrat i komisionit, Oerd Bylykbashi theksoi nevojën e adresimit të rekomandimeve të OSBE-ODIHR ndërsa nënvijëzoi se nevojitet reformë zgjedhore pas çdo palë zgjedhjesh.
“Tentativa e fundit për reformë ishte ajo e vitit 2020 që preku Kodin Zgjedhor e në fund fare u përmbys me një ndryshim të njëanshëm në Kushtetutë. Reforma e fundit konsensuale ishte ajo e vitit 2012 e që atëherë nuk ka pasur më. Keqqeverisja dhe krimi i organizuar në formë masive, ky komision duhet të ketë një qasje të pakufizuar dhe duke hyrë thellë në të gjitha tematikat”, deklaroi Bylykbashi.
Zjarr në kodrinat e Qafë Thanës, dyshohet se nisi nga djegia e disa gomave! Ndërhyjnë zjarrfikësit e Pogradecit
Policia “blindon” Kuvendin, qytetarët në protestë para Kuvendit. Gjuajnë me vezë makinat e deputetëve
Protesta para Kuvendit, qytetarët gjuajnë me vezë makinën e deputetit (VIDEO)
- 11:58 Zjarr në kodrinat e Qafë Thanës, dyshohet se nisi nga djegia e disa gomave! Ndërhyjnë zjarrfikësit e Pogradecit
- 11:57 Policia “blindon” Kuvendin, qytetarët në protestë para Kuvendit. Gjuajnë me vezë makinat e deputetëve
- 11:45 Protesta para Kuvendit, qytetarët gjuajnë me vezë makinën e deputetit (VIDEO)
- 11:39 Itali, arrestohen 539 persona në një operacion mbarëkombëtar kundër krimit të të rinjve
- 11:33 Seanca plenare në Kuvend, qytetarët mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 11:26 Kryeministri Magyar fton shahisten Judit Polgar të bëhet presidente e Hungarisë