NIS merr lejen për të ndërprerë punën, në pritje të vendimit nga SHBA për licencën
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, njoftoi të martën se Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrë ndonjë vendim për zgjatjen ose jo të licencës së punës për Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS), të cilën e sanksionuan muajin e kaluar për shkak të pronësisë së saj ruse.
NIS-i është ende duke e pritur një përgjigje nga autoritetet amerikane për kërkesën e saj për ta lejuar atë të veprojë derisa po i vazhdon bisedimet për t’i shitur aksionet e veta ruse.
“Rusët nuk duan t’i shesin aksionet e tyre në NIS. Nuk ka të bëjë me paratë, ka të bëjë me politikën”, tha Vuçiç në një konferencë për shtyp të martën, pas një takimi me ekipet përgjegjëse për stabilitetin dhe sigurinë energjetike të vendit.
Vuçiç theksoi se nuk ka ndonjë tregues se SHBA-ja do t’ia vazhdojë licencën NIS-it.
Pa licencë, rafineria e naftës në Pançevë, e cila operon brenda NIS-it, do të detyrohet ta pushojë veprimtarinë plotësisht, për shkak të mungesës së naftës së papërpunuar.
Vuçiq tha se ministrja e Minierave dhe Energjisë së Serbisë, Dubravka Gjedorviq Handanoviq, do ta njoftojë NIS-in për këtë dhe se është dhënë leja që rafineria e NIS-it në Pançevë ta ndërpresë punën.
“NIS-i do të vendosë nëse rafineria do ta pushojë veprimtarinë sot apo në ditët në vijim”, tha Vuçiq.
Ai tha se është dita e 54-të qëkurse u vendosën sanksione ndaj NIS-it dhe se nuk ka probleme me furnizimin me karburant, “gjë që tregon se sa serioz është shteti dhe sa para janë investuar në rezervat e naftës dhe produkteve të naftës”.
I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie
Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare
Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit