Nis ndarja e shpërblimeve, pensionistët në radhë pranë postave, 5 mijë lekë bonus
Pensionistët që në orët e para të mëngjesit i janë drejtuar sporteleve të Postës Shqiptare për të marrë shpërblimin prej 5 mijë lekësh. Kryesisht në periferitë e qyteteve si Tirana, Korça apo Shkodra nisja e ndarjes së shpërblimeve është shoqëruar me radhë.
Kjo ka shqetësuar një pjesë të të moshuarve, të cilët u duhet të presin me orë.
“Bota ka numër, 1,2 ,3… me radhë. Unë erdha në ora 9, zura radhë, u bë rrëmujë, kështu do vazhdojmë ne?” – drejtoi shqetësimin e tij një pensionist.
Ndërsa pak ditë na ndajnë nga ardhja e një viti të ri, duket se festat këtë vit po priten ndryshe.
“Jo si vitet e tjera se kjo sëmundja na ka penguar, nuk e bën dot gëzimin si më përpara, që dilnim me shoqërinë. Tani jemi të izoluar, tani nuk takon dot as fëmijën as vëllain,” – tha një pensionist.
“Ne jemi nga ata pensionistët e vetmuar që i kemi fëmijët jashtë, rrugët u bllokuan, kështu që mbetëm këtu, sivjet do jemi vetëm,” – u shpreh një e moshuar.
“Jo të kënaqur nga sëmundja dhe nga gjendja ekonomike,” – shtoi një tjetër.
“Ndryshe do jenë, do mbyllemi në atë shtëpinë tonë me fëmijët,” – tha një i moshuar tjetër.
Nga shpërblimi i festave të fund-vitit përfitojnë mbi 600 mijë të moshuar, të cilët duhet të paraqiten pranë postave në datën kur marrin pensionin mujor.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta