Nis punën online komisioni i reformës zgjedhore, Gjiknuri: Do jetë gjithëpërfshirës

26 Janar 2024 | 12:22

Ka nisur punimet online Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore, i cili u pamundësua të zhvillohej fizikisht për shkak të bllokimit nga deputetët e opozitës, pjesë e Rithemelimit.

Në fjalën hyrëse bashkëkryetari i komisionit në radhët e socialistëve, Damian Gjiknuri, u bëri thirrje deputetëve të opozitës që bllokuan mbledhjen që të reflektojnë dhe t’i bashkohen mbledhjes online.

Gjiknuri shtoi se nuk duhet të paragjykohet një reformë, diskutimet e të cilës nuk kanë nisur ende mes palëve.

“Ju vetë keni qenë dëshmitarë se jemi penguar për të zhvilluar punimet normale të këtij komisioni. Ky komision kërkon gjithëpërfshirje dhe diskutim me shumë aktorë të interesuar dhe ku ka më mirë ne një mbledhje me prezencë fizike dhe komunikim të drejtpërdrejtë, por fatkeqësisht një pjesë e deputetëve të opozitës e kanë bërë të pamundur këtë gjë.

Dua të them një gjë që është dhe mesazhi im, ky komision është gjithëpërfshirës, pasi të gjitha flukset dhe rrymat politike janë të përfaqësuara dhe e kanë të gjithë të drejtën të japin çdo lloj propozimi. Diskutimi ka qenë i hapur, por biem apo nuk biem dakord këtë do ta shohim rrugës, por e rëndësishme është ta fillojmë diskutimin. Nuk mund ta paragjykojmë diçka pa filluar ende. Prandaj i bëj thirrje gjithë kolegëve të na mundësojnë zhvillimin e mbledhjeve fizikisht ose të marrin pjesë online nëse e kanë të pamundur dhe kanë atë qëllimin politik për ta penguar me çdo kusht mbledhjen e komisionit”, tha Gjiknuri.

Gjithashtu Gjiknuri tha se diskutimet do të nisin me një konsultë të gjerë me të gjitha palët e interesuar që duan të marrin pjesë, të cilat i ftoi të parashtrojnë propozimet e tyre.

Ai tha se koha e komisionit deri në mars është e mjaftueshme që përmes punës intensive të realizohen rekomandimet e OSBE-ODHIR.

“Mendoj se do ta fillojmë me një konsultë më të gjerë me të gjitha palët e interesuara që duan të dëgjohen për nxjerrjen e një produktim ku të adresohen rekomandimet e OSBE-Odhir dhe për të përmirësuar Kodin Zgjedhor. Jemi në kohën e duhur për t’i realizuar të gjirtha në kohën që i ka mbetur komisionit deri në mars”, tha Gjiknuri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026