Nis rikonstruksioni i Xhamisë së Plumbit në Vlorë, Gonxhe: Investim me fondet e 2025

8 Nëntor 2024 | 20:23

Ka nisur puna për rikonstruksionin total të Xhamisë së Plumbit në Vlorë. Teksa inspektoi punimet, ministri i Kulturës, Blendi Gonxhe, tha se fondi do të akordohet nga buxheti i vitit 2025.

Xhamia e Plumbit në Vlorë po i nënshtrohet një rikonstruksioni total, edhe për shkak të dëmeve që shkaktoi në objektin e kultit përmbytja masive e 4 tetorit. Teksa inspektoi nga afër punën, Ministri i Kulturës tha se për rikonstruksionin e xhamisë do të akordohet fondi i nevojshëm nga buxheti i vitit 2025.

Myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhllaku, ka konfirmuar se veç Ministrisë së Kulturës, xhamia është inspektuar edhe nga një grup ekspertësh nga Turqia.

Xhamia e Plumbit është një objekt i rëndësishëm në Vlorë, i ndërtuar në vitet 1537-1542, ndërsa ka qenë edhe një nga vendet më të vizituara në Vlorë. Rikonstruksioni parashikohet të zgjasë për një periudhë 1 ose 2 vjeçare, duke ruajtur historinë dhe origjinalitetin e objektit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)

Garë, emocione dhe shumë buzëqeshje shënoi edicioni i katërt i “Maratonës së Bebeve” në Pogradec, një aktivitet tashmë i kthyer në traditë, i cili lindi...
16:09 | 25/07/2026

Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)

Një hidroavion u rrëzua pasditen e së enjtes (23 korrik) në ishullin Sushia, në qarkun San Juan pranë Seattle, në shtetin Washington të SHBA-së. Në...
15:51 | 25/07/2026

Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes

Andrea Pirlo do të jetë trajneri i ri i Kombëtares së Italisë. Federata Italiane i ka besuar ish-mesfushorit legjendar misionin për të rikthyer “Axurrët” në...
15:38 | 25/07/2026