Operacioni “Shpirti”| Apeli i GJKKO jep vendimin për 13 anëtarë të grupit kriminal
Gjykata e Posaçme Apelit ka shpallur vendimin për 13 anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal të trafimit të drogës dhe pastrimit të parave në kuadër të operacionit të koduar “Shpirti”. Apeli ndryshoi vendimin e Shkallës së Parë për Aleks Memaj e Saimir Kurti, dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë me të njëjtën përbërje të trupit gjykues.
Vendimi u mor sa i takon akuzës për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Kujtojmë se shkalla e parë i dënoi Aleks Memaj me 15 vjet, dhe nga gjykimi i shkurtuar përfitoi zbritjen në 10 vjet.
Ndërkohë Saimir Kurti ishte dënuar me 13 vjet, me gjykim të shkurtuar 8 vjet e 8 muaj. Gjithashtu Apeli vendosi këtë të premte, të rikthejë çështjen për rigjykim lidhur me kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurive të këtyre shtetasve, po në Shkallën e Parë me të njëjtën përbërje të trupit gjykues.
Në pikën dy të vendimit të Apelit Antikorrupsion, theksohet se ka prishur gjithashtu vendimin e Shkallës së Parë për shtetasin Artan Zylyftari, pushimin e çështjes në ngarkim të tij për shkak se i pandehuri ka ndërruar jetë. Geri Zylyftarit nuk iu pranua kërkesa e kundërshtimit të vendimit për shkak se e ka depozituar me vonesë. Ndërsa për pjesën tjetër mbetet në fuqi vendimi i Shkallës së parë.
Kujtojmë se operacioni “Shpirti” u zhvillua në korrik 2021, ku u goditën disa grupe kriminale. Hetimi i autoriteteve italiane për 5 vite me radhë çoi në pranga 38 persona. Në atë kohë u sekuestruan 4 milionë euro pasuri. Ishin 4 bashkëpunëtorët e drejtësisë që rrëfyen para autoriteteve italiane se si ishte bërë trafikimi i drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Si kokë të grupit konsideronin Ilirjan Duçellarin. Mes të arrestuarve kishte punonjës policie dhe 2 shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, Agustin Deda dhe Hekuran Marku.
LEXONI GJITHASHTU:
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)