Nis seanca e parë e legjislaturës XI, pritet të betohen 140 deputetë
Kuvendi u mblodh në seancën e parë të legjislaturës XI të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.
Në ambientet e Parlamentit në këtë seancë të parë kanë mbërritur edhe ambasadoret e akredituar ne vendin tone, ambasadori britanik, ai i Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Kroacisë, Suedisë.
Gjithashtu, në ambientet e Parlamentit janë të pranishëm kreu i KMSH, Bujar Spahiu, kreu i bektashinjve, baba Mondi si dhe përfaqësues të institcioneve kushtetuese.
Vasil Llajo, deputet i Partisë Socialiste, drejtoi seancën e parë të Kuvendit, me një fjalim hyrës ku i bëri thirrje deputetëve të të gjithë krahëve që të bashkëpunojnë në shërbim të interesit të vendit.
67-vjeçari pranoi këtë rol pasi dy deputetët më të vjetër se ai, Sali Berisha dhe Tritan Shehu të Partisë Demokratike, e refuzuan.
Në sallë do të ulen 140 deputetë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë. Partia Socialiste do të ketë 83 deputetë, nga të cilët 53 janë emra të rinj.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministrja Ismaili: Fondi prej 4 mln eurosh për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje
Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)
- 14:50 Ministrja Ismaili: Fondi prej 4 mln eurosh për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 13:53 Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje
- 13:53 Temperaturat ekstreme, zjarrfikësit e Gramshit dalin në ndihmë të qytetarëve: Mos ndizni zjarre
- 13:36 Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)
- 13:28 Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara
- 13:23 Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit