Nis shtegtimi i bagëtive në Gjirokastër, riti është kthyer në një atraksion turistik

18 Maj 2024 | 16:25

Tradita e shtegtimit të bagëtive në gjirokastër vijon prej vitesh. Edhe këtë vit në malin e cajupit u organizua një festë që tërhoqi banorët e zonës por edhe turistët.

Në shekuj blegtorët e jugut kanë kryer ritin e shtegtimit të tufave të bagëtive drejt kullotave për ta kthyer në një prej traditave të spikatura të zonës së Gjirokastrës. Me kalimin e kohës ky rit  përfshiu elementë të folkorit, etnografisë, kulinarisë tradicionale, çka e pasuroi më tepër duke i dhënë vlerën që ka sot si pasuri e UNESCO-s. Mbështetur mbi elementë të kësaj tradite të veçantë në Malin e Çajupit u organizua një festë popullore, e cila tërhoqi banorët e zonës dhe turistët

Familja e blegtorit Pëllumb Koko ka trashëguar në tre breza ritin e transumancës ose siç njihet ndryshe si shtegtimi i bagëtive.

“Një event, një festë e madhe për shtegëtimin e deleve jo vetëm për mua por për gjithë blegtorët shqiptarë, është një traditë e trashëguar në breza, familja jonë janë brezi i tretë që e trashëgojnë”, deklaroi Koko.

Tashmë transumanca është pjesë e Pasurisë Botërore jo Materiale nën mbrojtjen e UNESCO-s duke e kthyer edhe në një atraksion turistik për vizitorët e huaj.

“Ka 6 muaj që ruhet nga UNESCO dhe kjo është një gjë më e mbrojtur, sidomos për pjesën si puna ime që e kanë kthyer stanin në pritje për turistët, është një atraksion shumë i veçantë”, tha blegtori.

Blegtorët e zonës së Gjirokastrës vazhdojnë të trashëgojnë shtegtimin e bagëtive dhe elementët e traditës që prezanton ky rit i veçantë

“Janë dy evente shtegtimi dimëror dhe shtegtimi veror, në verë fillon shtegtimi në fillim të prillit siç e bëj unë kurse në dimër fillon nga data 10 nëntor dhe deri në 10 dhjetor në varësi të kohës”, tha ai.

Për mbrojtjen, promovimin si dhe transmetimin në breza të kësaj vlere të të traditës sonë popullore kërkohet mbështetja e strukturave shtetërore

“Është një punë me sakrificë, duhet akoma më shumë mbështetje nga shteti sepse është një traditë që është drejt eleminimit blegtoria dhe duhet të ngrihen shumë zëra, zëri të shkojë në vendin e duhur që të merren akoma masa për parandalimin e zhdukjes së këtij lloj zanati”, theksoi blegtori.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026