Historia e blegtorit në Elbasan: Kam 300 kokë dele, s’e dua emigrimin se fitoj mirë
Drinar Papri, nga fshati Muçan i Elbasanit, nuk e ka provuar kurrë emigrimin sepse gjyshi e babai i lanë trashëgimi tufën e bagëtive.
Ai ka plot 300 kokë bagëti dhe paravësisht vështirësive shprehet i kënaqur me fitimin. Kjo pasi gjithnjë e më shumë tregu kërkon produktet e bulmetit dhe mishit bio. Çmimet në treg janë të kënaqshme, por gjithnjë e më shumë tufat e bagëtive po rrallohen.
“Ne kemi që në 90-tën, kur u prish sistemi, ka qenë gjyshi e babai në fillim, e tani jam unë me këtë zanat. Unë kam 300 krerë dele, i kam këtu në bazë as i shes ,as i blej. Asnjëherë se kam provuar emigrimin, nuk e di simund të jetë dhe më mirë andej por se kam provuar asnjëher. Jam i kënaqur me këto që kam, kam shtëpinë time, me kalamajt e mi”, tha blegtori.
Në fshatin Muçan të Elbasanit, kjo është e vetmja tufë bagëtish e mbetur. Dinari thotë se kërkresa është e lartë, pasi shtimi i restoranteve, hotelerisë dhe bujtinave ka rritur kërkesën e tregut për produkte cilësore.
“Ne na vijnë nga Tirana na i kanë marrë këtu qingjat, plus bujtina e restorante te liqeni këtu. Të gjithë këtu janë të lidhur me qingjat, unë si çoj asnjëherë në pazar qingjat. Gjithmonë këtu mi marrin, biles më japin dhe kapar mos i shit qingjat”, tha blegtori.
Drinari thotë se çdo punë ka vështirësitë e saj, por çdo punë gjithashtu kërkon përkushtim dhe pasion. Bagëtitë janë pasioni i tij dhe biznesi familjar për të cilin kujdset e gjithë familja.
LEXONI GJITHASHTU:
Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person
Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 12:51 Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:40 Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri