Një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare, si “Formula 1”, nisi këtë të premte kampionatin Botëror me provat zyrtare që do të mbahen në orën 17:00.
Të apasionuarit pas garës më të çmendur dhe më emocionuese me makina, do t’i përjetojnë momentet ekskluzive në Euronews Albania. Sprint Race, Provat Zyrtare dhe Gara do të analizohen nga gazetarë e të ftuar në studio.
Gazetari Ermal Toti tha se në orën 16:30 në ekranin e Euronews Albania do të mbahet dhe emisioni “Speed Zone”, ku do të jepen materiale interesante para dhe pas provave zyrtare por dhe garave të Formula 1.
“Sot provat zyrtare fillojnë sot në 17:00, ndërkohë që në 16:30 fillon “Speed Zone”, një emision i kushtuar të Botërorit të Formula 1 që do të shoqërojë provat zyrtare dhe garat, para dhe pas tyre. Do të jem bashkë me kolegun Erion Xharo, kemi përgatitur një sër materialesh interesante duke filluar nga ndryshimet në dizajn, në aerodinamikë dhe në fuqinë motorike. Kemi përgatitur një material për atë çfarë ndodh pasi ky vit në Bahrein është jubilar, është gara e 20-të që zhvillohet, ku garën e parë e ka fituar Michael Schumacher dhe do të sjellim një ëprmbledhje të garës së parë”, tha Toti.
“Formula 1” është kampionati më i rëndësishëm në Motorsport. I sanksionuar nga “Fédération Internationale de l’Automobile” (FIA), ai përfaqëson nivelin më të lartë të garimit që prej kur ka filluar, në vitin 1950.
Një sezon i “Formula 1” konsiston në një numër garash, që njihen si Grands Prix e zhvillohen në vende dhe kontinente të ndryshme, në cirkuitet e ndërtuara për këtë qëllim, si dhe në rrugë publike të mbyllura për qarkullimin e zakonshëm. Botërori i “Formula 1” shpall dy kampionë në përfundim të sezonit: një për pilotë dhe tjetrin për konstruktorë. Gara e parë në histori është zhvilluar në 13 maj 1950 në cirkuitin e Silverstone në Angli dhe kampioni i parë i kësaj gare u shpall Giuseppe Farina, i cili asokohe pilotonte një Alfa Romeo.
“Formula 1” vjen në Euronews Albania në sezonin e 74-t, me një histori të pasur në pistë dhe jo vetëm. Gjatë 73 viteve të shkuara, pilotë dhe konstruktorë kanë fituar dhe dominuar falë risive sezon pas sezoni. Rezultatet, protagonistët, zhvillimet teknologjike e teknike do të vijnë përmes kronikave speciale që do të përgatiten dhe transmetohen jo vetëm në fundjavën e eventit, por edhe gjatë ditëve të javës në edicionet e lajmeve të sportit në Euronews.
LEXONI GJITHASHTU:
- Makinë agresive për sezonin e ri, riorganizohet Alpine F1 dhe konfirmon pilotët
- Ferrari prezanton “bishën” e re, shkon në 7 numri i makinave të prezantuara në F1
- Hamilton akord me Ferrarin, britaniku i jep “duart” Mercedesit pas 1 dekade