Nis ulja e çmimit të naftës në bursa, pritet rishikimi i vendimit nga bordi
Nafta shitet në pikat e karburanteve me çmim 248 lekë. Ky është çmimi më i lartë që ka caktuar Bordi i qeverisë që nga 12 marsi, kur u krijua për të ndërhyrë në çmimet e lëndëve djegëse.
Edhe benzina është shtrenjtuar në 244 lekë, ndërsa gazi shitet 90 lekë/ litër.
Këto çmime janë vendosur pasi në javën e fundit të majit, çmimi për një fuçi naftë është rritur me 8% për të kulmuar në 122 dollarë në datën 31.
Por, për dy ditë me radhë bursa po shkon me rënie, pas njoftimit se Arabia Saudite po përgatitet të rrisë prodhimin. Deri më tani ky shtet, që është lider në furnizimin global, nuk ka bërë përpjekje për të ruajtur qëndrueshmërinë e çmimeve dhe furnizimit, pasi tregu nuk ka pasur mungesa.
Çmimi në bursë këtë të enjte ka shkuar 113 dollarë për fuçi, dhe ky nivel pritet të ulë edhe çmimin në pompa tek ne. Por që kjo të ndodhë nevojitet mbledhje e bordit, i cili e sqaron edhe në njoftimet që çon për mediat, se formulën e çmimit e lidhin me bursat ditore.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet