Nis viti i ri akademik në RMV, 300 studentë më shumë se një vit më parë

2 Tetor 2025 | 16:29

Këtë javë ka nisur viti akademik për studentët në Maqedoninë e Veriut.  Në Universitetin Nënë Tereza në Shkup janë regjistruar mbi 1100 studentë, me një rritje prej 300 studentësh më shumë se vitin e kaluar.

Interes më të lartë për regjistrim ka në drejtimin e Sociologjisë, Doganës dhe Ekonomisë, Juridik por edhe Informatikë, ndërsa më pak interes ka për degët Ndërtimtari dhe Shkenca Sociale.

“Këtë drejtim e kam zgjedhur sepse më ka tërhequr mendja njerëzore, si funksionon truri, mendimet e njeritu. Psikologjia është një lëndë mjaft tërheqëse. Jam nisur edhe për motive personale që ta ndihmoj veten më mirë nëpërmjet studimit të drejtimit të psikologjisë, dhe më tutje për të ndihmuar edhe të tjerët”, tha një student.

“Kriminalistikë. Dua të bëhem inspektor. Të luftoj rrugaçët, të ndaloj krimin. Dua të bëhem inspector për drogë”.

“Menaxhment industrial. Kam zgjedhur këtë drejtim sepse më është përshtatur më shumë me atë që dua të arrij në karrierë. Gjithmonë kam patur dëshirë të menaxhoj kompanitë apo ndonjë firmë sa më të madhe. Kam biznese familjare që i menaxhoj që tani”.

Po ashtu bëhet me dije nga rektorati i universitetit se kuotat janë të bazuara mbi kërkesat e tregut të punës.

”Kemi lëvizje prej sistemit të edukimit të bazuar në fakte, në edukim të bazuar në shkathtësi. Për momentin në punëtoritë që kishim me gjithë fakultetet bëmë ndryshime dhe tani gjithë programet tona studimore do të orientohen në shkathtësi të cilat i kërkon punëdhënësi, institucionet, kompanitë, varësisht prej fushës ku janë punëdhënësit më të mëdhenj” , tha Bekim Fetaji, rektor i Universitetit “Nënë Tereza”.

Në universitetet shtetërore në RMV, këtë vit janë regjistruar mbi 10 mijë studentë. Mbi 5 mijë prej tyre në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026