“Niset për në lokal, por tërhiqet”- Si dështuan 2 tentativat për vrasjen e Nikulaj

29 Prill 2023 | 16:37

Gazetarja Sara Demushi ka zbuluar detaje të reja nga vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj. E ftuar në Euronews Albania, Demushi tha se grupi kriminal kishte planifikuar ta kryente vrasjen në datat 17, 18 dhe 19 prill, por dy tentativat e para kanë dështuar.

Madje ajo shtoi se edhe ditën e vrasjes më datë 19, ka një video që tregon afrimin e vrasësit në lokalin e Nikulaj dhe më pas tërheqjen e tij pas sinjalizimeve të ardhura nga informatori anglez që ndodhej në lokalin me Nikulaj.

“Biznesmeni është tentuar të vritet nga datat 17, 18 dhe 19 dhe ata kanë arritur ta kryejnë ekzekuimin në datën 19, kur gjetën mundësinë ta gjenin të vetëm Nikulajn dhe ta ekzekutonin.

Ka pasur në tre ditë tentativa për të ekzekutuar, ku grupi ka qëndruar për orë të tëra në ambientet e brendshme dhe të jashtme. Në ditën e vrasjes shtetasi britanik ka mbërritur në ambientet e lokalit në orën 11:00, si fillim ka luajtur bilardo me një fëmijë të mitur dhe më pas është pozicionuar në një nga tavolinat e lokalit. Edhe përmes një videoje shihet se atentatori, shtetasi portugez është afruar drejt objektivit, dhe më pas përmes informacioneve që ka marrë është zmbrapsur. Ai u rikthye dhe kreu vrasjen disa minuta më pas”, tha Demushi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026