Nisin fjalimet në protestën e 12 nëntorit, pjesëmarrje e lartë e qytetarëve
Gazetarja e Euronews Albania Eksiola Shehu raportoi drejtpërdrejtë nga protesta e opozitës ku tha se kishte një numër të lartë qytetarësh.
Tubimi nisi pak pas orës 16:00, ndryshe nga ç’ishte paralajmëruar.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i pari që mbërriti në seli, ndërsa më pas arriti dhe Ilir Meta në selinë e Partisë së Lirisë.
Të dy liderët bashkë u takuan para kryeministrisë. Meta ishte ai që zgjodhi të jepte një deklaratë për mediat, ndërsa Berisha u rezervua për në podium.
Kreu i Partisë së Lirisë i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen dhe qeverisë të mos provokojë protestuesit pasi tubimi kishte konotacion demokratik e paqësor.
Më herët, Berisha është shprehur se nuk përjashton asnjë lloj skenari.
Kryeministria është blinduar ndërsa policia dhe Forcat Speciale janë në gatishmëri.
LEXONI GJITHASHTU:
Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)
Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje
Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”
- 13:16 U fut në lumë të freskohej nga temperaturat e larta, mbytet futbollisti francez Kenzo Kies
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë
- 12:59 Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)
- 12:56 Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës
- 12:48 Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
- 12:44 Ali Ahmeti reagoi kundra protestave në Shqipëri, reagon Bardhi: Po keq përdoret nga PS