Nisin punimet për teatrin, bllokohet pedonalja, Aleanca organizim për protestë
Që prej mëngjesit të sotëm, Policia Bashkiake ka bllokuar pedonalen për shkak se sot pritet të fillojnë punimet për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.
Pritet që punimet të inspektohen edhe nga kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë Aleanca për Teatrin do të zhvillojë një protestë. Adriana Kalaja u shpreh për Euronews Albania se policia ka bllokuar çdo rrugë për tek sheshi i teatrit, ndërkohë paralajmëroi se protesta do të zhvillohet.
Ajo tha se kanë dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Strasburgut për ndalimin e punimeve.
“Ishin njoftuar nga dje që sot do të fillonin ndërtimet për teatrin e ri. Por nuk u prit deri sot u fillua mbrëmë me disa veprime parapërgatitore. Ne u afruam tek sheshi o tetarit se pamë disa makineri dhe punonjës të paidentifikuar dhe thirrën edhe forcat e policisë së rendit. Erdhën dhe ikën në mënyrë të turpshme sepse nuk kishin kurajo të pyesnin punonjësit e policisë se për çfarë arsye ishim në shesh. Sot ka shumë policë, janë mbyllur të gjitha hyrjet. Ai banditi që drejton bashkinë që mendon se kështu mund ti vijojnë punimet ne do të jemi çdo ditë këtu. Në sot kemi shkuar në Gjykatë Kushtetuese dhe kërkuam pezullimin e punimeve. Ne kemi dorëzuar në Strasburg një kërkesë për pezullimin e punimeve. Të gjitha këto do rëndojmë mbi Veliajn. Unë besoj se sot do të ketë pjesëmarrje”, u shpreh Kalaja.
Nuk janë të pakta forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar pedonalen dhe nuk lejojnë qytetarët që të kalojnë në këtë rrugë.
Godina e Teatrit Kombëtar u shemb më 17 maj të vitit 2020 pas një rezistence të gjatë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar që kundërshtonin prishjen e ndërtesës me argumentin se përbën trashëgimi kulturore.
LEXONI GJITHASHTU:
- Trafik droge nga Shqipëria, arrestohen 14 persona në Itali, 5 prej tyre shqiptarë
- Mjekja estetiste: Vipat e fshehin botoksin, të tjerët e kanë si mburrje
- Falsifikonin dokumente të ndryshme, kundrejt parave, tre të arrestuar në Tiranë
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar