Nisma për përgjimet e Policisë së Shtetit, deputetja Xhina: Ky ligj ka nevojë për sqarim publik

26 Maj 2020 | 10:31

Nisma e qeverisë për ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit, i cili i lejon kësaj të fundit të kryejë përgjime ambientale pa lejen e prokurorit ka ndeshur në kundërshtime edhe nga deputetë të mazhorancës.

Këtë nismë e ka kundërshtuar edhe vetë Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela me argumentin se bie ndesh me Kodin e Procedurës Penale. Euronews Albania ka biseduar me deputeten e pavarur, Elena Xhina, e cila ka kundërshtuar në Komisionin e Sigurisë nismën e Policisë së Shtetit. Ajo tha se kjo nismë ka nevojë për një sqarim më të thellë publik, me qëllim të mos krijohen keqkuptime.

Ajo shtoi faktin se aktualisht përgjimet elektronike lejohen të kryhen, por kjo bëhet me lejen e prokurorit dhe jo nga drejtuesit e Policisë, siç pretendon ta bëjë nisma e re e qeverisë shqiptare. Deputetja Xhina tha se kjo nismë po konsultohet me aktorët të ndryshëm për të sjellë ligjin aty ku duhet, dhe që mos të ketë mbivendosje të kompetencave mes policisë dhe prokurorisë.

“Ky ligji me thënë të drejtën ka pasur nevojë për një sqarim të madh publik pasi disa aspekte të tij nuk janë kuptuar mirë. Përgjimet elektronike vazhdojnë e kryhen, por gjithmonë bëhen me lejen e prokurorit dhe kjo pjese e ligjit nuk është ndryshuar, por ka ngelur e paprekur. Sa i përket ndryshmeve të tjera që kërkohet të hiqet leja e prokurorit dhe  kërkohet të veprohet me lejen e titullarit të Policisë, pikërisht këtu ka hasur në kundërshtime. Unë jam deputete e pavarur, por edhe deputetët e PS kanë insistuar që të ketë diskutime në këtë pjesë. Jemi duke u konsultuar me aktorë të tjerë për të sjellë ligjin aty ku duhet. Ky ligj vjen për t’i dhënë një dorë policisë për të hetuar krimin. Ky projektligj ka për qëllim parandalimin dhe jo hetimin”, tha ajo. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026