Projektligji për vijën bregdetare, Auron Tare: Potencial për 10 mln euro të ardhura
Qeveria ka hartuar një projektligj të ri për pronat në bregdet. Sipas kësaj nisme, qeveria parashikon vënien nën kontroll të të gjithë vijës bregdetare shqiptare, duke pezulluar çdo proces të kalimi të pronësisë në këto zona.
Auron Tare, ish-drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit thotë se është vonuar pasi kjo çështje duhej të ishte bërë më parë. Bregdeti sipas tij, po humb me ritme të shpejta atraksionin nga ndërtimet. Z. Tare duke folur për Euronews Albania, tha se, bashkitë marrin shumë pak të ardhura nga dhënia me qira e plazheve ndërkohë që potenciali është 8 deri në 10 milionë euro nga një menaxhim i integruar.
“Kemi krijuar platformën online për të gjithë qytetarët që kanë interesa për të marrë plazhe me qira. Këto 20 vitet e fundit plazhe janë marrë nga të fortë me dhunë. Derdhja e parave do të behet në bankë dhe jo me para në dorë. Në këtë mënyrë krijohet menaxhimi i krijuar i vijës bregdetare”, tha z. Tare.
Sipas tij duhet vendosur kufizim i të drejtës së pronës në vijën e bregdetit pasi deri tani kanë ndodhur absurditet me këtë pikë. Z. Tare tha se në bregdetin e Lezhës, ka persona që kanë tituj pronësie për tokë deri në 100 metra brenda ujit.
“Ka me mijëra njerëz që pretendojnë se kanë pronë në vijë bregdetare deri tek rëra dhe shkëmbinjtë. Shumë biznese që kanë marrë plazhe në shfrytëzim pengojnë njerëz që të dalin në det, në një kohë kur e drejta e njerëzve për të dalë në plazh është vendosur që në kohën e Romës së Lashtë dhe nuk ke të drejt të vendosësh tra. Ende nuk i dimë se si janë marrë titujt e pronësisë në vijën bregdetare. Në Rërën e Hedhur njerëzit kishin tituj pronësie 100 metra brenda në det. Duke qenë se nuk ka një përcaktim të qartë ndodhi dhe këto absurditet”, përfundoi , ish-drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.
Lexoni gjithashtu:
Ekskluzive/ Nga Velipoja në Ksamil, qeveria plan për shtetëzimin e bregdetit
Shtetëzimi i bregdetit, Agim Toro: Po instalohet diktatura mbi pronat, siç bëri Enver Hoxha në ’46
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit