Nisma Thurje kallëzim në SPAK për fondet e IPARD
Nisma ‘Thurje’ ka bërë një kallëzim në SPAK për fondet e Bashkimit Europian që janë dhënë për bujqësinë, por që sipas tyre janë vjedhur.
Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani, në një deklaratë për mediat tha se fermeri shqiptar është tradhtuar nga qeveria e tij.
“Fondet e IPARD janë vjedhur në Shqipëri. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë ne përjashtohemi nga fondet e BE-së. Jemi para një rasti dhe tradhtimi që i bëhet fermerit shqiptar. Fermeri shqiptar detyrohet ta bëj sot se është i tradhtuar nga qeveria e vet. Ne jetojmë në një nga vendet më pjellore në Europë. Mirë që e kanë lënë fermerin vet, mirë që i heqin aksesin nëpër tregje fermerit, por edhe kur vijnë fonde nga BE, që ta ndihmojnë fermerin shqiptar edhe këto lekë i vjedhin me të njëjtën grup oligarkësh. Ky është populli më pro evropian në Europë”- tha Shabani.
Ndërkohë eksperti i ekonomisë Pano Sako, tha për mediat se përgjegjës për abuzimet e fondeve është i gjithë zinxhiri drejtues që ka pasur përgjegjësi për të kontrolluar fondet e ardhura nga BE.
‘Ka qenë gjithë zinxhiri drejtues që ka pasur përgjegjësi administrative për të kontrolluar fondet. Kemi një raport përfundimtar nga OLAF dhe me persona konkretë. Kemi kallëzuar për shpërdorim detyre.’- tha Pano Sako.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit