“Një bllok anti LVV”, çfarë thonë analistët për krijimin e Qeverisë së Kosovës

14 Shkurt 2025 | 18:12

Edhe pse doli fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe insiston në krijimin e qeverisë pa opozitën, sipas rezultateve del se VV nuk mund ta realizojë këtë. Në anën tjetër sjellja e VV dhe liderit të saj Albin Kurti bëri që partitë opozitare të refuzojnë bashkëpunimin me të. Kjo situatë e paqartë sipas analistëve do të sjellë vonesa në formimin e institucioneve të vendit.

 “Gjithsesi do të ketë zvarritje. Do të nevojitet kohë dhe takime të shumta. Ne i njohim liderët e partive tona dhe i njohim si funksionojnë. Do të ketë shumë kalkulime, balancime, deri sa të arrihet një harmonizim që do t’i kënaqë të gjitha palët. Kjo do të marrë kohë por gjithsesi edhe për faktin se tash ekziston një bllok ‘anti LVV’, ku të gjitha partitë janë të larguara nga Lëvizja Vetëvendosje”, tha analisti Artan Muhaxhiri.

Por, ka edhe zëra që thonë se rrethanat do ta përcaktojnë rrjedhën e procesit. 

 “Është çështje që varet nga rrethanat. Mendoj se për të krijuar një shumicë të pakicës nuk është problem, por për të krijuar një shumicë sa më të fortë i duhen, cilido koalicion që mund të qeverisë, i duhen përforcime. Ato përforcime merren duke bërë koalicion me ndonjë parti, ani pse ata kanë deklaruar se nuk do të bëjnë koalicion me LVV-në dhe LVV-ja me ata. Mirëpo, mund të bëhet edhe duke marrë deputetë të partive të ndryshme për të përforcuar koalicionin e vet qeverisës, qoftë LVV-ja apo partitë opozitare, nëse pretendojnë ta bëjnë qeverinë e pakicës”, tha Mazllum Baraliu, profesor universitar.

Dikush nuk i përjashton koalicionet ndërmjet VV dhe partive opozitare, pavarësisht deklarimit të tyre, nëse në pazar futet edhe posti i presidentit pas një viti. 

 “Nëse s’ka asnjë apetit në LVV për të bërë marrëveshje me Listën Serbe, atëherë rruga tjetër është për të shkuar në opozitë. Mirëpo, nëse bën ndonjë marrëveshje me LDK-në ose PDK-në për pozitën e presidentit dhe të futet në koalicion qeverisës ajo parti me idenë që merr pozitën e presidentit, dhe ajo është e mundur”, u shpreh analisti Seb Bytyqi.

Një opsion për të dy krahët politik është ftesa për Listen Serbe që të bëhet pjesë e koalicioneve të mundshme, por që siç duket deri më tani as VV e as blloku opozitar nuk janë të interesuar të bëjnë një gjë të tillë. 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026