“Serbia do synojë territore në Kosovë e Bosnjë”- Serwer komenton planin për Ukrainën

14 Shkurt 2025 | 10:39

Profesori dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer, ka shprehur shqetësim lidhur me deklaratat e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, për luftën në Ukrainë.

Serwer thekson se ndarja e mundshme e Ukrainës, siç është propozuar nga Hegseth, mund të ketë pasoja të rënda për Ballkanin, duke nxitur përpjekje të Serbisë për të marrë territore nga Bosnja dhe Hercegovina, si dhe nga Kosova.

“Trupat amerikane dhe evropiane do të jenë në rrezik”, ka paralajmëruar ai, duke shtuar se një qasje e butë ndaj Rusisë do të dërgonte një sinjal të gabuar për Pekinin, duke vënë në pikëpyetje gatishmërinë e Uashingtonit për të mbrojtur Tajvanin.

“Një pjesë e dëmit mund të jetë shkaktuar tashmë me fjalimin e Hegseth,” ka theksuar Serëer.

Ndërkohë, Emisari i BE-së, Peter Sørensen, ka zhvilluar takime të menjëhershme për të diskutuar hapat e ardhshëm në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Dy ditët e fundit në Paris dhe Berlin zhvilluam biseda të thelluara dhe substanciale për të çuar përpara Dialogun. Faleminderit për mbështetjen e plotë të përpjekjeve të mia,” ka shkruar Sørensen në një postim në platformën X.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026