Një ditë pas paralajmërimit për Iranin, Ambasada Amerikane vendos masa sigurie në Rinas

2 Prill 2026 | 10:24

Një ditë pas alarmit për kërcënime të mundshme, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka ndërmarrë hapa konkretë për rritjen e sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit. Përfaqësues të saj kanë qenë të pranishëm në aeroport, ku janë instaluar pajisje kontrolli të prodhuara në SHBA.

Në një njoftim zyrtar, Ambasada thekson se bashkëpunimi me ofrues të besueshëm të teknologjisë amerikane ndihmon në përmirësimin e standardeve të sigurisë për kompanitë shqiptare, si dhe në forcimin e kontrollit kufitar.

Kjo lëvizje vjen pas paralajmërimit të bërë një ditë më parë, ku Ambasada Amerikane u bëri thirrje qytetarëve të saj për vigjilencë të shtuar. Sipas njoftimit, ekziston mundësia që grupe të lidhura me Iranin të synojnë objekte që lidhen me Shtetet e Bashkuara ose me opozitën iraniane në Shqipëri.

Ambasada paralajmëroi gjithashtu se objektiva të mundshëm mund të jenë edhe vende publike dhe të frekuentuara, përfshirë zona turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante.

Autoritetet shqiptare nuk kanë raportuar incidente, ndërsa masat e sigurisë në pikat kyçe të vendit pritet të mbeten të shtuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Projektligji për “tokat bujqësore”, Gjiknuri voton kundër, debaton me Manjën

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike shqyrtoi projektligjin për ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, ku debatet u përqendruan te ndikimi i...
11:18 | 14/07/2026

Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre

Një tjetër ish-kryebashkiak socialist merret i pandehur nga SPAK. Fredi Kokoneshi, që ka drejtuar Divjakën akuzohet për shpërdorim detyre kryer ne bashkëpunim, bashkë me disa...
11:15 | 14/07/2026

Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj

Më kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme zgjati me 3 muaj hetimet për tre vëllezërit Aleksandër, Kristi dhe Fation Bushgjokaj si dhe për Petrit Çakri,...
11:09 | 14/07/2026