Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër

14 Korrik 2026 | 11:18

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike shqyrtoi projektligjin për ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, ku debatet u përqendruan te ndikimi i impianteve eolike në tokat bujqësore.

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, kundërshtoi projektligjin, duke argumentuar se ndërtimi i kullave eolike kërkon shpime dhe struktura të mëdha betoni, të cilat, sipas tij, dëmtojnë tokën bujqësore.

Gjatë votimit të nenit të parë, deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri, votoi kundër së bashku me dy deputetë të PD-së dhe kërkoi sqarime nga përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse. Edhe pas shpjegimeve se strukturat do të vendosen pa baza betoni, Gjiknuri shprehu dyshime.

“Një kullë 100 metra e lartë për një park eolik nuk ka shans të vendoset pa strukturë betoni. Nuk jam i bindur me shpjegimet tuaja”, deklaroi ai.

Debati vazhdoi edhe në fund të mbledhjes, kur deputeti Gent Strazimiri kërkoi të vijonte me pyetjet mbi projektligjin, por u kundërshtua nga kryetari i komisionit, Ulsi Manja. Përplasja mes Manjës dhe Gjiknurit përfundoi me largimin e këtij të fundit nga mbledhja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshime për abuzim me rreth 700 mijë euro, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës

Shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës, Elisabeta Mataj, ndërsa mësohet se është kallëzuar për ndjekje penale nga drejtuesit e Postës Shqiptare, pas një...
13:46 | 14/07/2026

Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës

Ka nisur edhe në Lezhë zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e këtij qyteti ka...
12:48 | 14/07/2026

Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e masave të ndërmarra në kuadër të situatës së zjarreve në vend, duke njoftuar se gjatë muajit qershor dhe...
12:37 | 14/07/2026