Një ditë pas tragjedisë në Serbi, lot, qirinj e grumbuj nxënësish pushtojnë shkollën

4 Maj 2023 | 14:30

Memorialë të improvizuar janë ngritur në qytetin e Beogradit, teksa kryeqyteti serb vajton 8 fëmijët dhe një roje sigurie që mbetën të vrarë në një sulm me armë ndaj një shkolle, nga një nxënës 13-vjeçar.

Agresori plagosi gjithashtu 6 fëmijë të tjerë dhe një mësues, përpara se t’i dorëzohej policisë.

“Fëmijët vdiqën. Njerëz të tjerë po ashtu. Nuk duhet të kishte ndodhur. Është njerëzore të thuash që më vjen keq, por kjo është diçka e tmerrshme”, tha një mësuese për mediat serbe

“Jam me fat që fëmija im është gjallë, por e vendos veten në vendin e atyre prindërve që humbën fëmijët përgjithmonë. Nuk di çfarë të them. Kjo nuk është në shpirtin e shoqërisë sonë. Është hera e parë që ndodh”, tha prindi i një fëmijë që ndjek të njëjtën shkollë.

Mosha e vogël e agresorit dhe të dhënat se ai kishte planifikuar vrasjet ka tronditur të gjithë dhe ka shkaktuar debate për kontrollin e armëve dhe ligjin.

Presidenti serb Aleksandar Vučić po propozon një seri masash të reja, përfshirë një moratorium mbi lëshimin e lejeve të armëmbajtjes dhe rishikimin e atyre të lëshuara deri më sot.

“Në deklaratën e tij, i dyshuari tregoi se kishte planifikuar gjithçka. Ai e shpjegoi këtë në një mënyrë të çuditshme, të cilën nuk mund t’ua shpjegosh atyre që kanë humbur fëmijët”, u shpreh presidenti i Aleksandër Vuçiç.

13-vjeçari dyshohet se ka përdorur armët e të atit, i cili kishte leje për mbajtjen e tyre. Sidoqoftë, të dy prindërit janë arrestuar.

Një studim i fundit e vendos Serbinë në vendin e tretë mes vendeve me më shumë armë në qarkullim, me 39 armë për 100 banorë. Autoritetet fajësojnë luftërat e ish-Jugosllavisë gjatë viteve ’90.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor

Kongresmeni amerikan Ro Khanna ka deklaruar se u ndalua për rreth 90 minuta nga kolonë izraelitë gjatë një vizite në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke...
22:10 | 11/07/2026

Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë

Rusia ka kryer sulme me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës të shtunën, duke të vrarë të paktën gjashtë persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë,...
22:06 | 11/07/2026

Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale

Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen e funidt të Kupës së Botës në 19 korrrik në Nju...
21:03 | 11/07/2026