Një gjerman për Bayernin, bavarezët të pakënaqur me blerjet
Sadio Mane është blerja e fundit e bërë nga bavarezët e Bayernit të Mynihut, por duket se as sulmuesi senegalez nuk po jep atë që pritej. Gjermanët tashmë po mendojnë për përforcimet e radhës, në mënyrë që të plotësohen objektivat. Diçka e tillë nuk mund të arrihet as në merkaton dimërore, ndaj planet janë për vitin e ardhshëm.
Në shënjestër është Kai Havertz, mesfushori i kombëtares i cili rigjeti shkëlqimin e tij të dikurshëm në ndeshjen e fundit të panxerave të luajtur ndaj Anglisë. 23-vjecari aktualisht aktivizohet me Chelsean dhe është një titullar i padiskutueshëm për teknikun Graham Potter. Kjo nuk është hera e parë që drejtuesit e Bayernit hedhin sytë tek lojtari I talentuar, pasi diçka të tillë e kanë bërë edhe kur ky i fundit aktivizohej me Leverkusenin. Asokohe marrëveshja nuk u arrit, pasi aspirinat kërkonin më tepër.
Aktualisht vlera e mesfushorit vijon të jetë sërish e lartë, pasi në 2020ën londinezët e transferuan atë për 80 mln euro. Ndërkohë që vlera ka ardhur në rritje, falë edhe sukseseve të klubit dhe performancës së tij. Kujtojmë se Havertz shënoi golin në finale e Champions League që i dha Chelseas trofeun në përballjen me Manchester Cityn në vitin 2021.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit