Një humbje jete dhe tre raste pozitive me COVID-19

26 Qershor 2021 | 17:07

Në Shqipëri si pasojë e COVID-19 ka ndërruar jetë një qytetar, ndërsa janë zbuluar edhe tre raste të reja.

Të dhënat bëhen publike nga Ministria e Shëndetësisë, që sipas saj, shkalla e pozitivitetit ditor është konfirmuar pasi janë kryer 3853 testime të dyshuara.

Në spitalin infektiv aktualisht po merr mjekim të specializuar një pacient, i cili është konfirmuar pozitiv me coronavirus.

Sipas MSH-së, në 12 qarqet e vendit numri i rasteve aktive ka shkuar në 71, tregues ky, i cili dëshmon se prirja e kurbës epidemiologjike ka marrë tendencë zbritjeje.

Po ashtu, listës së të shëruarve në orët e fundit i janë shtuar 7 qytetarë, duke e çuar numrin total të tyre  në 129,982, që nga fillimi i epidemisë.

Në Shqipëri kanë humbur jetën në total nga coronavirus 2,456 qytetarë, ndërsa nga evidencat mjekësore, shumica e tyre kanë rezultuar me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026