Një i vdekur dhe tetë raste të reja me COVID-19
Një qytetar i prekur nga COVID-19 ka ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Shqipëri. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë, e cila thekson se janë zbuluar edhe tetë raste të reja, nga 3375 testime të kryera.
Po ashtu, ditët e fundit vihet re një ulje e rasteve të pacientëve të shtruar në spital. Aktualisht po marrin trajtim mjekësor 19 persona, ndërsa pesë prej tyre janë të intubuar.
Ministria thotë se në të gjithë vendin raportohen 136 raste aktive, kurse qarku i Vlorës bëhet qarku i parë në vend, që nuk raporton asnjë rast aktiv me COVID-19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Shkodër 43
Tiranë 37
Berat 17
Durrës 11
Lezhë 7
Elbasan 6
Gjirokastër 6
Korçë 3
Dibër 3
Fier 2
Kukës 1.
Listës së të shëruarve i janë shtuar 14 qytetarë të rinj, duke e çuar numrin total të tyre në 129,879, që nga fillimi i epidemisë.
Si pasojë e COVID-19, Shqipërisë raporton deri tani 2,454 humbje jete, shumica e të cilëve me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Në kuadër të lehtësimit të masave kufizuese, Ministria e Shëndetësisë thotë se nga sot në ambientet e jashtme lejohet grumbullimi deri në 50 persona.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta