Pjesëmarrje e ulët në ditën e shtatë të protestave për vrasjen Klodian Rashës
Mbrëmja e sotme, një javë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, ka parë një numër të ulët të protestuesve.
Ndryshe nga ditët e shkuara ku përballë Kryeministrisë, ministrisë së Brendshme apo Drejtorisë së Policisë Tiranë ka pasur grumbullime, shpesh edhe të dhunshme, sot situata ishte krejt ndryshe.
Gazetarët e Euronews Albania, Renaldo Salianji dhe Merin Maçi raportuan nga Sheshi Skënderbej dhe Bulevardi Dëshmorët e Kombit, se deri në orën 19:30 nuk ka pasur grumbullime të mëdha me protestues.
Salianji tha se në Sheshin Skënderbej ka pasur grupe të vogla, kryesisht nga aktivistë që qenë angazhuar për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, të cilët kanë nisur të shpërndahen në momentin kur kanë vënë re pjesëmarrje të ulët.
Ndërkohë që Maçi tha se në Bulevardin Dëshmorët e Kombit nuk kishte grumbullime duke vijuar prirjen që u vu re të hënën ku pati më pak protestues se ditët e shkuara.
Dita e shtatë e protestave qe njoftuar, njësoj si ditët e mëparshme, në rrjetet sociale dhe pritej të niste rreth orës 18:00.
Përballë kësaj thirrje, rreth 800 punonjës të policisë janë angazhuar për ruajtjen e institucioneve qeveritare, ndërkohë që blloku i ministrive vijoi edhe mbrëmjen e sotme të jetë i rrethuar me hekura.
Lexoni gjithashtu:
Gjykata e Tiranës lë në qeli 1 protestues, për 10 të tjerë ‘arrest shtëpie’
PD padit Ardi Veliun në SPAK: Urdhëroi dhunën kundër protestuesve
Protesta për Klodianin, familjarët dhe avokatët akuzojnë policinë për ndalime të paligjshme
Mbyllet paqësisht protesta e gjashtë për vrasjen e Klodian Rashës
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania