Një jetë me pasionin për lulet, 68-vjeçarja në Gjirokastër kujdeset çdo ditë për to
Çdo mëngjes 68-vjeçarja Ollga Kolete kujdeset për lulet shumëngjyrëshe që zbukurojnë një prej rrugëve të kalldrëmta në Pazarin karakteristik të Gjirokastrës. Ajo thotë se kujdesin për lulet e ka patur që në fëmijëri ndërkohë që me kalimin e viteve lulet u bënë pjesë e jetës së saj.
“Kam që e vogël që jam qejfleshë e luleve, dhe tani kam dy vjet këtu që punoj, merrem me lulet, më pëlqen shumë Gjirokastra se unë nuk jam nga Gjirokastra edhe kujdesem shumë për to, kam edhe një baçe lart e kam bërë vete, edhe atë njësoj si këto me lule e kam më pëlqejnë shumë”, tha Kolete.
Stina e pranverës me lulet shumëngjyrëshe i ka falur një bukuri të veçantë kësaj pjese të zonës muzeale. Ollga me pasionin për lulet shprehet se për to kujdeset njësoj sikur ti kishte pjesë të familjes.
“Shumë jam kujdesur, edhe në shtëpinë time kam shumë lule, kujdesem shumë për to njësoj sikur janë njerëz, kam shumë merak për to edhe përpiqem që të jenë sa më të bukura, sa më të gjalla lulet”, tha Kolete.
68-vjeçarja pohon se nuk ndjen asnjëherë lodhje ndërsa ujit, pastron dhe mirëmban vazot me lule sepse ato i shtojnë jetën. Mes të tjerash për punën e bërë Ollga ka marë vlerësime edhe nga turistët që vizitojnë Gjirokastrën.
“Të falin kënaqësi dhe të shtojnë jetën, dhe nuk ndjej fare lodhje kur merrem me to, ndihem mirë”, tha Kolete.
“Kam marrë vlerësime dhe foto nga turistët, kuptohet duke i ujitur, duke i pastruar lulet, duke i mirëmbajtur, shumë turistë më kanë bërë foto dhe i kanë hedhur në rrjetet sociale”, tha Kolete.
Ollga ka dëshirë që njerëzit të përkujdesen vazhdimisht për lulet pasi hijeshojnë dhe zbukurojnë natyrën dhe shpirtin e njeriut.
“Sa më shumë ti shtojnë lulet, ti kultivojnë me ngjyra nga më të bukurat se ato të japin një kënaqësi të paparë”, tha Kolete.
LEXONI GJITHASHTU:
Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
- 16:35 Trajneri i Ekuadorit, Sebastian Beccacece jep dorëheqjen pas eliminimit nga Kupa e Botës
- 16:34 PZAP-ja rrëzon 5 ankesa për zgjedhjet në Kosovë
- 16:31 WhatsApp prezanton funksionin e ri, njerëzit mund të zhvillojnë biseda pa përdorur numrin e telefonit
- 16:26 Franca dhe OBSH kërkojnë mbrojtje më të madhe për fëmijët nga platformat dixhitale
- 16:22 Shirat e rrëmbyeshëm vërshojnë në Shkup, probleme në qarkullim dhe infrastrukturë
- 16:22 Witkoff dhe Kushner takohen me Emirin e Katarit, në fokus negociatat mes SHBA-së dhe Iranit