Një muaj para Superligës Shqiptare, Skënderbeu vijon përgatitjet

18 Korrik 2024 | 17:56

Skënderbeu ka kryer një merkato verore të pasur, duke arkëtuar shifra të majme me largimet e duke afruar lojtarë të rinj të huaj, por të talentuar.

Përgatitjet vijojnë në qytetin e Korçës, pak orë pasi skuadra është kthyer nga Greqia ku zhvilloi dhe një sfidë miqësore. Të pranishëm në seancën stërvitore ishin trajneri Ivan Gvozdenovic, por dhe drejtori sportiv Ardi Gjanci.

-Do shohim, nuk them dot asgjë, tani nis faza, nuk kemi luajtur shumë ndeshje, si jemi më cilësi më formë, mbas Korrikut flasim më tepër, -tha Ivan Gvozdenoviç, trajner i Skënderbeut. -Të gjithë kanë bërë një punë të mirë, jam i kënaqur me lojtarët, varet nga ata si do bëjnë në fushë.

Për drejtorin sportiv të skuadrës bardhekuqe merkato vazhdon ende.

-Është larguar Lika, Alih, Muharrem e zyrtarisht në hyrje kemi bërë 5 afrime, Bismark, Luco Vaske, Frenklin nga Kameruni dhe dy nigeriane nga Lagos, -tha Ardi Gjanci, drejtori sportiv i Skënderbeut.  -Ne përpiqemi të dëgjojmë kërkesat e lojtarit, merkato nuk nisi tani, nisi në shkurt i pamë me kujdes lojtarët dhe i afruam.

Vitin e kaluar Skënderbeu arriti të sigurojë “final 4”, ku edhe pse vinte nga kategoria e parë, u konfirmua një kundërshtar i fortë për ekipet e elitës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Esmeralda Kazia, shqiptarja e parë që shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”

Esmeralda Kazia është shpallur fituese e çmimit “Cybersecurity Woman of the World 2026”, duke u vlerësuar si gruaja më e mirë në botë në sigurinë...
18:46 | 27/07/2026

Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit

129 vdekje të parakohshme për çdo 100 mijë banorë. Ky është bilanci i lidhur me ekspozimin ndaj ndotjes nga grimcat e imëta PM2.5 në Shqipëri,...
17:35 | 27/07/2026

Raporti i INSTAT: Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona u lënduan në 6 muajt e parë të 2026

Rrugët e Shqipërisë përgjaket çdo ditë nga aksidentet automobilistike, duke lënë pas qindra të lënduar dhe jetë të humbura. Raporti I fundit i INSTAT ka...
17:35 | 27/07/2026