Një në pesë amerikanë nën alarm të motit ekstrem

18 Qershor 2024 | 21:51

Më shumë se 70 milionë amerikanë, rreth një në pesë banorë, janë duke jetuar nën alarmin e temperaturave jashtëzakonisht të larta, ose formave tjera të motit ekstrem.

Paralajmërime janë lëshuar edhe në katër province kanadeze, pasi pjesa më e madhe e kontinentit është përfshirë nga vala e të nxehtit.

Zyrtarët kanë thënë se temperaturat në SHBA mund të arrijnë deri në 38 gradë Celsius të mërkurën dhe të enjten.

Çikagoja është një prej vendeve që ka shënuar rekord ditor – më shumë se 35 gradë Celsius në këtë kohë të vitit.

Shkencëtarët kanë thënë se i nxehti ekstrem është duke u bërë secilën herë e më i shpeshtë, si rezultat i ndryshimeve klimatike.

Zjarrfikësit janë duke luftuar me zjarret në veri të Llos Angjellesit, dhe për pasojë qindra njerëz janë detyruar të largohen prej shtëpive të tyre.

Ndërkohë, Teksasi pritet të përballet me shi të rrëmbyeshëm, ndërsa në disa pjesë të Montanas është paralajmëruar për borë të rrallë në qershor.

Moti i nxehtë është përshkruar prej Shërbimit Kombëtar të Motit si vala e parë e të nxehtit për këtë sezon.

Megjithatë, Shërbimi për Ndryshime Klimatike, Copernicus, ka thënë se Evropa është kontinenti që po ngrohet më së shpejti në planet.

Në prill, Copernicus ka thënë se ndryshimet klimatike janë duke përkeqësuar shëndetin e evropianëve, dhe për pasojë po rritet numri i vdekjeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë

Dhjetë persona u plagosën gjatë vrapimit të tetë dhe të fundit me dema në festivalin tradicional në Pamplona të Spanjës, duke e çuar në 57...
19:14 | 14/07/2026

“Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin

Gjermania duhet të vazhdojë të blejë armë si dhe avionë luftarakë nga SHBA-ja për t’iu kundërvënë kërcënimit nga Vladimir Putin, edhe pse Evropa po ndërton...
19:01 | 14/07/2026

Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth

Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik më të lartë për depresion, ankth dhe ndryshime në tru, sipas një studimi të ri të prezantuar në Konferencën Ndërkombëtare të...
18:38 | 14/07/2026