Shkëlqen “Grand Tour” në Kanë, Miguel Gomes fiton çmimin si regjisori më i mirë
Regjisori portugez Miguel Gomes, është rikthyer nga Kana me çmimin e regjisorit më të mire.
Suksesi i “Grand Tour” mund të jetë bileta e regjisë së një filmi epik që ai ka planifikuar prej disa vitesh.
Ky është vlerësimi më i lartë ndonjëherë për një film portugez në Kanë.
“Ndihesh shumë në të njëjtën kohë. Është e rrallë që një film portugez të jetë i nominuar, për të fituar një çmim të tillë”-u shpreh ai.
Në film gjithçka fillon me një burrë, një zyrtar britanik në Birmani, i cili pret të fejuarën e tij në buzë të kalasë. I pushtuar nga paniku, ai vendos të ikë në Singapor, ku merr një telegram nga e fejuara e tij që thotë se ajo po vjen.
Ai ikën përsëri dhe kalon nëpër disa vende, gjithmonë me të në gjurmët e tij. Pjesa e dytë e filmit tregon historinë nga këndvështrimi i gruas.
Në këtë film bie në sy kontrasti i qëllimshëm midis filmit të periudhës dhe imazheve të Azisë së sotme.
Historia zhvillohet në Azi në vitin 1918, por ky film sipas regjisorit është shumë më tepër se historia, sepse ishte një sfidë e madhe për ta filmuar.
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen
- 20:05 Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE