Një person i vdekur, 19 raste të reja me HIV gjatë këtij viti në Kosovë

12 Gusht 2025 | 19:39

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka bërë të ditur të martën se një person ka vdekur këtë vit si pasojë e sëmundjes AIDS, që e shkakton virusi HIV.

Sipas këtij instituti, deri më 31 korrik të këtij viti janë regjistruar 19 raste të reja me këtë sëmundje.

Vitin e kaluar janë regjistruar 34 raste.

HIV-i është virus që sulmon sistemin imunitar dhe, nëse nuk trajtohet, çon në AIDS – fazën më të rëndë të infeksionit.

Për këtë sëmundje nuk ka shërim, mirëpo zyrtarët shëndetësorë thonë se me trajtim të rregullt, personat e infektuar mund të jetojnë gjatë.

Infektologët i kanë thënë Radios Evropa e Lirë muaj më parë se numri i rasteve me HIV në Kosovë është alarmant.

“Nuk ka informim të mjaftueshëm të të rinjve se si bartet ky infeksion. Ndoshta nuk ka as informata se ku duhet dhe ku mund të testohen”, pati thënë Murat Mehmeti, shef i repartit për sëmundje seksualisht të transmetueshme në Klinikën Infektive në Prishtinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
18:29 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026