Një pjesë e studentëve kundërshtojnë vaksinimin e detyruar
Ende nuk ka asnjë vendim për mënyrën sesi do të veprohet me studentët që refuzojnë vaksinën, por Rektori i Universitetit të Tiranës ka deklaruar se do merren masat që asnjë student të mos humbasë mësimet.
“Studentët dhe pedagogët duhet t’i nënshtrohen vaksinimit me vullnetin e tyre”, shprehet Artan Hoxha, rektor i Universitetit të Tiranë.
Shumë studentë shprehen kundër vaksinimit dhe thonë se do ta ndërmarrin këtë hap vetëm nëse përcaktohet me detyrim.
“Jemi kundër vaksinës, nuk e di me këto që po dëgjojmë, deri në pikën e fundit, vetëm nëse do më detyrojnë”, shprehet një student.
“Jo, është diçka që nuk më pëlqen”, shprehet një tjetër i ri.
“Se di, po na e kërkuan me detyrim do e bëjmë”, deklaron një tjetër student.
Ky vit akademik nuk dihet ende nëse do nisë fizikisht, online apo i kombinuar. Universitetet presin vendimin e Komitetit të Ekspertëve.
Deri më tani nga rreth 1200 pedagogë në Universitetin e Tiranës, rreth 900 janë të vaksinuar. Për studentët e vaksinuar ende nuk ka shifra.
Nga nisja e pandemisë, në Universitetet e Tiranës ka pasur 6 humbje jete, 4 pedagogë, 1 studente dhe 1 punonjës biblioteke.
Vetëm nga Fakulteti Ekonomik ka pasur tre vdekje, mes tyre studentja Euxhena Jorgji nga Erseka.
Në nder të kujtimit të tyre këtë të mërkurë u mbaj edhe një ceremoni përkujtimore.
Së bashku me stafin pedagogjik në ceremoni ishte edhe babai i studentes së ndjerë 22 vjeçare.
“Ajo ishte një vajzë që deri ditën e fundit të jetës së saj mbajti poshtë jastëkut librin”, u shpreh babi i studentes së ndjerë.
Në oborrin e fakultetit ekonomik, në kujtim të pedagogëve dhe studentes që humbën jetën prej COVID-19 u mbollën tre ullinj.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta