Një pyll shfaqet brenda natës në Bienalen e Dizajnit në Londër

6 Qershor 2021 | 08:19

Një pyll u shfaq në mes të Londrës qendrore këtë javë, si pjesë e Bienales së Dizajnit në Londër.

“Pylli për Ndryshim” u instalua në oborrin e Somerset House, dhe është cilësuar si një “hapësirë ​​eksperimentale pune që lidh artistë, krijues dhe mendimtarë me audiencën”.

Pylli i cili u instalua brenda një nate orienton të gjithë vizitorët drejt një ideje dhe plani ambicioz të botës për t’i dhënë fund varfërisë. Të gjithë ata që ecin përmes pemëve do të kuptojnë rëndësinë e luftës ndaj çështjeve delikate siç janë pabarazia apo ndryshimet klimatike.

Es Devlin, drejtore Artistike e Bienales dhe projektuesja e këtij projekti unik, e krijoi idenë kur zbuloi se pemët ishin të ndaluara në pjesën e oborrit të asaj ndërtese, që prej krijimit të saj 250 vjet më parë.

Es bashkëpunoi me skenaristin Richard Curtis, që njihet kryesisht për filmat “Love Actually” dhe “Notting Hill” por gjithashtu drejtorin dhe bashkë-themeluesin e “Project Everyone“.

Organizata që drejton skenaristi promovon, 17 Qëllimet Globale të Kombeve të Bashkuara, që ka qenë dhe frymëzimi kryesor për krijimin e këtij pylli.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy vjet pa gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadare

Dy vjet më parë, u nda nga jeta Ismail Kadare, një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të letërsisë shqipe, por edhe personaliteti që i dha...
18:58 | 01/07/2026

Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale

Muzika baroke spanjolle mbushi mbrëmjen e së premtes Galerinë e Arteve Dixhitale në Korçë, në kuadër të edicionit të 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës...
17:47 | 29/06/2026

Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka inauguruar Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar, e cila do të jetë pjesë...
09:32 | 29/06/2026