“Një qytet ka vdekur ekonomikisht”, Qori tregon ku është korrupsioni më i madh
Shqipëria ka marrë vetëm një pikë më tepër në raportin e “Transparency International” për vitin 2022. Vendi ynë vijon të rendit në vendin e 101 në këtë raport, ku vlerëson 183 shtete në gjithë botën.
Arlind Qori kryetar i Lëvizjes “Bashkë” tha në një intervistë për Euronews Albania se korrupsioni më i madh është ai që lidhet privatizimet dhe koncesionet.
Ai mori si shembull uzinën e Ballshit, privatizimi i të cilës sipas tij solli edhe rrënimin e saj dhe shkatërrimin ekonomikisht të një qyteti të tërë.
“Po ju marr shembullin e uzinës së Ballshit, ajo filloi të rrënohej pasi është privatizuar. Dhe sot është shitur për skrap, një qytet i tërë ka vdekur ekonomikisht, qindra naftëtarë kanë mbetur pa punë. Shkoni tek Parku i Liqenit si ndërtohet, çdo ditë shtohen blloqet prej betoni që ndërtohen në zona që kanë qenë hapësirë publike, investimet infrastrukturore që kanë një vlerë mbi vlerën reale. Të gjitha këto janë akte të një korrupsioni madhor që po na vjedh përditë”, tha Qori.
Ndiqni intervistën e plotë:
LEXONI GJITHASHTU:
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë