Një ‘Rembrandt’ për 1.500 banorë
Në fshatin e vogël Ma d’Azhëne, turistët këtë verë i tërheq pa dyshim kisha. Në objektin e kultit ndodhet një pikturë e Rembrandt, me vlerë dhjetëra milionë euro. Bëhet fjalë për “Krishtin në Kryq”, e pikturuar nga mjeshtri holandez.
“Të shohësh këtë pikturë është shumë e veçantë. Edhe fakti që ajo ndodhet në një qytezë me 1.500 banorë është e veçantë. Piktura ishte blerë nga një oficer i ushtrisë së Napoleonit në Dankirk, në vitin 1804. Një vit më vonë ai ia dhuroi atë kishës sonë, sepse kishte lindur këtu,” – u shpreh këshilltari bashkiak Arnaud Petit.
Vepra është ekspozuar prej pothuajse 200 vjetësh. Së fundmi, në kishë janë rritur masat e sigurisë për mbrojtjen e saj.
“Piktura tani është në një zgavër të blinduar, me xham të fortë, të pajisur me sistem alarmi. Kemi instaluar edhe kamera sigurie dhe gjithashtu monitorojmë temperaturën dhe lagështirën,” – deklaroi Petit.
Në 1959-n, inicialet e Rembrandt dhe viti 1631 u zbuluan tek piktura. Më pas u vendos zyrtarisht se ajo ishte autentike. Që atëherë, Ma d’Azhëne ka gjetur një thesar, por ka humbur një pjesë të shpirtit të tij të lirë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)
- 10:37 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 10:33 Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS