Një rrëfim plot dhimbje nga Londra, emigranti shqiptar: Pagova 12 mijë paund
Një emigrant shqiptar ka folur për emisionin “Review” në Euronews Albania, në lidhje me largimin e tij drejt Anglisë dhe vështirësive që ka hasur aty.
Ai u shpreh se në Angli, shkoi me kamion 5 vite më parë dhe pagoi 12 mijë paund.
Ndër të tjera, emigranti se nuk ka tentuar të pajiset me letra angleze, pasi është shumë e vështirë, thuajse e pamundur.
“Nga Shqipëria jam larguar thuajse 5 vite më parë. Arsyet kanë qenë ekonomike më së tepërmi, por edhe mënyra e mos gjetjes së një pune të rregullt. Përpos saj, ka qenë edhe mënyra dhe mentaliteti që kemi në Shqipëri, ku meritokracia nuk funksionon. Nuk kam qenë në punë, kam qenë emigrant sezonal në Greqi. Në Greqi, emigrimi i paligjshëm thuajse nuk lejohej atje, ishte pak më e vështirë, në Gjermani po ashtu. Këtu, të paktën mesa na thanë ishte pak më e lehtë, por në fakt nuk ndodhi ashtu.
Kam rreth 5 vite këtu, vështirësitë janë të panumërta. Pjesën më të madhe që janë meshkuj këtu, punojnë në ndërtim. Me një shqiptar që ka një kompani, një firmë ndërtimi dhe është edhe puna e pagesës së mirë në ndërtim. Tentativa nuk ka pasur asnjë. Rrugët mund të jenë të shumta, por mundësitë janë pothuajse të pamundura dhe nuk kam tentuar. Në atë kohë kur kam qenë unë, nuk kanë qenë shumë të përhapura këto pjesët e gomoneve, kam ardhur me kamion duke paguar një shumë të madhe, diku te 12 mijë paund. Jam vetëm”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 15:51 Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore
- 15:50 Rusia sërish kundër Evropës, Zakharova: Vendet evropiane po pengojnë arritjen e paqes në Ukrainë
- 15:43 Rubio: Vendet e Gjirit kundër tarifave në Hormuz
- 15:36 Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet
- 15:19 Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti